Prindërit e Jonida Çanakut, 29-vjeçares që u vra nga i dashuri i saj, Sokrat Shani, i cili më pas i dha fund jetës tregojnë gjithë ngjarjen dhe si e kanë njohur ata Sokrat Shanin. Të ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ata rrëfyen:
“Natën e parë nuk folëm asgjë, pasi iku i thashë, nuk është për ty, është shumë i madh, ai është më fëmijë të rritur, si ka mundësi që ti të përfundosh këtu, kjo para se të njihej me këtë u nda, ndenji vetëm 6 muaj. Pas ndarjes, më shumë se një vit pas ndarjes u lidh me Sokratin. Sokrati na tha që unë vajzën tuaj e dua, do ndaj gruan dhe e mbroj me jetë” thotë nëna.
“Nga hera e parë që ne e pamë, dinim se ajo e dashuronte shumë. Ajo më thotë që gjëra për Sokratin mos më zini në gojë. Flitet se ishte një lidhje për para, por ne para nga ajo dhe ai nuk pamë asgjë. Ne jemi familje e mesme, as të varfër, as të pasur, vajza ime nuk kishte 5 lekë kur ndodhi tragjedia. Vajza kishte vetëm 8vjecaren”, vijon ajo.
Prindërit tregojnë se sa donte atë, nuk donte të fejuarin e parë që e kishte moshatar.
“Na thoshte se çfarë kam i them vetë, se s’jam e vogël, di vetë se si sillem. E priste me shumë qejf, ata nuk flisnin në sytë tona. Kohët e fundit sikur e parandiente që do ti ndodhte dicka, 1 muaj më parë, më thoshte ‘i thuaj babit mos më bezdisë me fjalë se më është nxirë jeta, s’dua të më bezdisë’, se ky ia thoshte troç gjërat. Ne e përzumë Sokratin, i thamë mos të vinte më dhe ai nuk erdhi më. I thamë takoje ku të duash këtu në shtëpinë tonë jo, po e do i thashë merr shtëpi me qera”.
Ndër të tjera prindërit e Jonidës kanë treguar edhe detaje nga takimi i tyre me bashkëshorten e Sokratit. “E kemi njohur ne gruan e tij, erdhi vetë dhe na tha jam gruaja e filanit. I thamë ne e dimë që ky ka grua por ne s’kemi farë i bëjmë vajzës sonë, Jonida doli vetë e takoi dhe i tha asaj gruas që ‘unë e dua’. Gruaja e të ndierit tha është burri im, ka mbiemrin tim, kur të më ndajë mua, merre’. Ne i thoshim merr shpi me qera dhe ik nga ne’, u shpreh nëna e saj./Opinion.al