Home KRYESORE Shen Tereza dhe qoftelargu ne Shqiperi

Shen Tereza dhe qoftelargu ne Shqiperi

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Shen Tereza eshte me gjak shqiptare. Ajo theksonte se atdheu i saj eshte nje vendi i vogel, Shqiperia. Vete jeta, veprimtaria dhe individualiteti i Shen Terezes sintetizon identitetin shqiptar dhe vlerat universale. Shen Tereza ka percjelle me kujdes Shqiperine e shqiptaret kudo ne bote.
Ajo vizitoi disa here Shqiperine e Kosoven. Krijoi kudo ne hapsirat shqiptare misionet e saj bamirese. Shen Tereza ndikoi direkt mbi zgjidhjen e qeshtjes se Kosoves. Ajo ndikoi mbi ShBA dhe Presidentin Klinton per nderhyrje ne Kosove. Vete Presidenti Klinton theksonte se “Nene Tereza me beri ta dua dhe ndihmoj Kombin Shqiptar”.
Por Shen Tereza ka shprehur edhe brengosjen e saj per Shqiperine dhe Kosoven. Si shenjtore e filozofe Shen Tereza e shprehu brengen e saj ne poezi me stil terthor metaforik. Ne kete poezi te vitit 1997 Shen Tereza permendi deshiren per te shkuar ne Shqiperi e Kosove per te ngjallur 12 shenjtore…por sic duket e pengon “QOFTELARGU”…
Ja lexojeni…
“Si shumë po vepron Qoftëlargu në anët tona ! 12 shtatore me figura shenjtësh do të doja të kisha në Shqipëri, Patjetër dhe në Kosovë 12 të tjera, të luteshin murgeshat e mia për të larguar të keqen nga atdheu im. Dua të kthehem në SHQIPERI, tu shërbej më të varfërve të gjakut tim. Dhe në nderim të kujtimit të prindërve dua të kthehem, pranë tyre të mbyll sytë.”
Ta dimë, secili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha. Ku eshte qoftelargu per Shen Terezen? Atje ku ka konfliktet politike dhe sherret politike eshte ndjenja e urrejtjes, armiqesise dhe hakmarrjes, atje eshte qoftelargu.
Atje ku ne pellgun e varferise ngrihet luksi i babezitjes, kur mjerimi dhe pasuria distancohen perhere e me shume, ku uria ekonomike dhe orgjia e bollekut, ku skamja e skajshme dhe shperdorimi kuterbues bashkejetojne, atje eshte qoftelargu.
Atje ku mungon kohezioni shoqeror, ku perplaset kupola abuzive me rrenojat e mjerimit pa shtrese te mesme, atje eshte qoftelargu. Atje ku femijet, grate dhe te moshuarit jetojne te pambrojtur e te kercenuar cdo dite, pa arsim e pa shendetsi te sigurt, pa institucione e mjedise clodhese e rekreative, atje eshte qoftelargu.
Atje ku droga mbulon token e shenjte shqiptare, ku mbillet helmi, vdekja, plaget shendetsore e sociale, atje eshte qoftelargu. Atje ku krimi ben kerdine, ku vrasjet nuk pushojne, ku vjelljet lulezojne si ferrat ne cdo cep, atje eshte vendosur qoftelargu.
Atje ku korrupsioni ka mbire si virus kancerogjen ne nivele te larta te drejtesise, politikes dhe administrates publike, ku diskriminimi zoteron drejtesine, atje eshte qoftelargu. Tani Shen Tereza eshte prane Zotit.
Shen Tereza eshte ndermjetesuesja jone me Perendine. Eshte ndermjetesuesja jone me popujt e botes. Eshte ndermjetesuesja jone ndermjet besimeve te ndryshme. Eshte ndermjetesuesja jone me vlerat universale te mbare njerezimit.
Tani Shen Tereza do na ndihmoje ne shqiptareve per te perzene edhe qoftelargun njehere e pergjithmone nga trojet ku thone “buke dhe uje”. Mbare shqiptaret lypet t’i luten Shen Terezes!
Share: