Home KRYESORE Shteti i se Drejtës, rastet e Voltana Ademit dhe Jorgo Goros ndaj...

Shteti i se Drejtës, rastet e Voltana Ademit dhe Jorgo Goros ndaj qytetareve dhe pronës se tyre!

Nga Artur Nura

Kryetarja e bashkise Shkoder znj. Voltana Ademi erdhi ne vemendje te mbare publikut shqiptar sepse kundershtoi kryeministrin Edi Rama qe ndoshta nje ligj specifik, ka shume mundesi VKM, (Vendim i Keshillit te Ministrave, pra ligj) per prishjen e disa ndertesave te vjetra prane stadiumit te ri te ketij qyteti te rendesishem verior.

Ndërtesa te vjetra pranë një stadiumi te ri, ne parim nuk shkojnë. Per me teper, tek stadiumi jane investuar shume para te shtetit ndaj i duhet dhëne rendesia e duhur. Por ne fakt, kur themi para te shtetit, i cili është një aparat gjigant burokratësh dhe politikanesh, te financuar nga taksat e qytetareve nga Vermoshi ne Konispol, pra edhe te qytetareve te Shkodrës dhe pronareve te atyre ndërtesave te vjetra. Ndaj duhet ndaluar tek rasti qe te merret si shembull ngado ne Shqipëri.

Shteti nuk prodhon te mira materiale veç i konsumon ato dhe, duhet te kryhej parimisht rolin e rregullatorit midis grupeve te ndryshme te interesit ne shoqëri, pra ne shtet. Kete themel konceptual te demokracisë dhe shtetit te se drejtës, duket se burokratet dhe politikanet, vecanerisht ministrat dhe kryeministri Rama nuk e kane aspak parasysh.

Ata/ato për fat te keq, sillen si pronare te buxhetit te shtetit, pra te parave te qytetarit dhe aspak te tyre!

Znj. Ademi ne mbrojtje te pronës se qytetareve

voltana ademi konfNuk them se ata ne qeverite para këtyre te sotmëve e kishin me shume parasysh këtë koncept te shtetit demokratik jo, por le ti kthehemi rastit te Shkodres, ku pjesa me e madhe e opinionit publik, sic rezultoi ne rrjetet sociale, por edhe ne artikujt te shumte te botuar  ne Media, i dolën ne krahë te kryetares se bashkise dhe nuk pëlqyen sjelljen e kryeministrit.

Ata mbështeten edhe qëndrimin politik te znj. Ademi dhe kundërshtuan atë te Edi Rames ndaj te cilit, duket ndihen shume te distancuar sot nga tre vjet me pare kur ai zuri zyrën e Kryeministrit me rreth një milion vota te tyre.

“Unë jam sot këtu si përfaqesuese e zgjedhur e qytetarëve të Shkodres dhe dua ti bëj të ditur Edi Rames se shtëpitë me leje, prona, qytetarët, ligji, janë më të rëndësishëm se pushteti, më të rëndesishëm se një bashki, më të rëndësishëm se unë, se qeveria dhe më të rëndësishëm se Edi Rama. Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën, mundin, gjakun e djersën e një qytetari, vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e shijet e një kryeministri.” i tha zonja Ademi kryeministrit Rama nje dite me pas.

Kryetarja e Bashkise Shkoder, duket se jo rastësisht, shtoi se qytetaret e saj janë te varfër ndaj do te demonstronte përgjegjshmëri politike për pronat e tyre dhe kompesimin e duhur financiar.

Qartazi edhe pse e pa artikuluar me fjale, kryetarja e Bashkise Ademi dëshironte ti kujtonte kryeministrit Rama se kompesimi qe ben shteti per prishje te tilla është shume larg vlerës reale qe kane ato ndërtesa, prona për vete familjet, pronaret e tyre.

Pronat ne Himarë dhe z. Jorgo Goro, kryetari i bashkise

Jorgo-GoroPo keshtu ne menyra te ngjashme duket se kemi te bejme edhe me problematikat e pronave ne Himarë, ku edhe atje qeveria qendrore me ate lokale duan te ndertojne resorte te medha, por pa respektuar si duhet te drejtat pronësore te te vegjëlve, pra te qytetareve, taksapaguesve si ne Shkodër e kudo gjetke.

Ne Himarë ne fakt, ka edhe një ndryshim tjetër cilësor dhe demokratik. Qytetaret janë organizuar dhe kane mbështetur njeri tjetrin ne mbrojtje te pronës se çdo njërit, duke kompensuar kështu nënshtrimin e kryebashkiakut te Himares, z. Jorgo Goro qe nuk po bën te njejten gjë qe beri znj. Ademi e doli ne mbrojtje te se drejtës se qytetareve.

Goro po ben krejt te kunderten duke zbatuar qorrazi kerkesat qe vijne nga kryeministria dhe sipas Mediave, qytetaret e tij i ka cilesuar te paemancipuar ne nje komunikim zyrtar me kryeministrin Rama!

Se fundi edhe ne Himarë u kërkua te prishej nje biznes karburanti qe i jep shtetit rreth 25 mije euro taksa ne vit dhe ky i fundit, do e prishte këtë biznes vetëm me rreth 15 mije euro dëmshpërblim! Atje nuk reagoi kryetari i bashkise Goro, por vete banoret e Himares i dolën ne mbrojtje biznesit duke konsideruar qe edhe vete mund te ishin ne situata te ngjashme neser.

Shteti duhet te reflektoje ne raste te tilla dhe jo te reagoje dhunshem. Himara pret shume nga shteti sepse atje është e pa zgjidhur edhe ceshtja e titujve te pronesise per te cilen kryebashkiaku Goro duket nuk e ka vene ujin ne zjarr.

Padyshim qe kështu këtë te fundit do ta zëre “zjarri” i mungesës se votave ne mbështetje te tij, sepse banoret e Himares duken te zotet për te mbrojtur te drejtat e tyre dhe vecanerisht pronën. Kete e kane demonstruar ne mënyre demokratike dhe te vendosur për te mbrojtur me çdo kusht shtepite dhe pronat e tyre.

Koncepti mbi pronën i meperkembur nga shteti

edi rama ne shkoderRasti i Shkodres dhe zonjës Ademi duhet pergezuar dhe mbeshtetur. Kjo, sepse i del ne krahë te dobëtit qe ne te shumtën e rasteve është ne krahun e te drejtës, por nuk ka zë publik dhe politik.

Rezulton qe ne shume raste shteti kompeson me pak se pronaret e këtyre ndërtesave, apo bizneseve i japin taksa ne vit këtij te fundit, pra shtetit.

Rastet kur qytetaret kane kundërshtuar dhe protestuar nuk mungojnë dhe janë te shumte, por për shkak te apatisë qytetare dhe mungesës se mbështetjes se përgjegjshme politike ata përgjithësisht nuk ja kane dale te mbrojnë si duhet pronat e tyre.

Për fat te mire këtu nuk bejne me pjese Shkodra dhe Himara ku tashme është reaguar. Sigurisht qe projektet e mëdha duhen mbështetur gjithashtu, por jo ne kurriz te qytetareve te pa mbrojtur!

Nje gjë e tille nuk ndihmon ne respektin qe duhet te ketë qytetari ndaj shtetit. Nese shteti nuk i respekton sa duhet dhe si duhet pronën e qytetarit nuk mund te prese respekt te tij ndaj vete shtetit.

Ne fakt, ne një qasje te tille te shtetit vetëm e kundërta mund te ndodhe! Kjo shumice parlamentare dhe vecanerisht kryeministri Edi Rama ne fillim te mandatit qeverisës premtuan se do bënin shtet ndryshe nga pararadhesit, por kështu duket se janë shume larg nga ajo qe nevojitet ne këtë drejtim!

km me kryebashkiaket

Share: