Home KRYESORE Shendetesia Publike Shqiptare… koha per reflektime te thella dhe veprime te matura!

Shendetesia Publike Shqiptare… koha per reflektime te thella dhe veprime te matura!

Nga Tritan Kalo

Mjeku i zot, ai qe mer persiper te bej “ZOTIN” per te shpetuar jeten e nje njeriu tjeter, nuk duhet te jete vetem “leçites” librash si dhe “ripertypes” i dijeve te mara prej tyre, POR ne rradhe te pare sipas mendimit tim, dhe shpresoj te mos jem i vetem, ai duhet te jete nje qenie sociale, nje individ ne pararoje te problemeve te nje shoqerie ne te cilen ai vete jeton dhe ne te cilen perpiqet te prosperoje si profesionalisht po ashtu edhe financjarisht.

Ne ditet e sotme ketij vendi i nevojiten intelektuale, me stof te vertete intelektuali, jo te vetshpallur si te tille, pra njerez te plotesuar jo vetem me dije te fushes se tyre, apo edhe me dije te shumta rreth saj.

POR ne rradhe te pare njerez me ndjesine e te qenurit qytetare te ketij vendi, njerez te guximshem e luftetare per progresin e shoqerise sone, ne te kundert historia do ti rreshtoje ata ne grupin e madh te “anonimateve”, te kalimtareve te rastesishem nder vitet dhe shekujt e saj.

KEMI 25 vite qe e kemi futur kete vend, Shendetin e saj Publik ne qorrsokak, edhe per fajin tim, edhe per fajin “tend”, edhe per fajin e te gjithe atyre qe bejne te diturin, por shume dije nuk shperndajne, qe perkujdesen per tu ngjitur ne majen e hierarkise profesionale, por pak perpiqen horizontalisht te rrethohen nga profesionaliste te zote e kolege me ndjesi te holla sociale, qe perkujdesen te mos “ferkohen” me mangesite e nje sistemi te kalbur e te korruptuar ne themel, sepse krijohen hatermbetje me organizuesit dhe drejtuesit e ketij sistemi …

Kjo indiference dhe ky pragmatizem ekstrem “intelektualist” dhe shume pak social, na ka asfiksuar dhe po vijon te na asfiksoje jo vetem individualisht, POR ajo qe eshte edhe me rendesishmja eshte fakti se, ato po asfiksojne nje sektor jetik sikunder eshte Shendetesia Publike Shqiptare….Eshte koha per reflektime te thella dhe veprime te matura!

Share: