Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë në “Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik të Diasporës Shqiptare” në Nju Jork.
Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë që marrin investimet në vendlindje të biznesmenëve të suksesshëm shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Qeveria shqiptare, theksoi ministrja, ka ndërmarrë një sërë reformash, të cilat mundësojnë klimën e nevojshme për të investuar në Shqipëri.
Ministrja Ekonomi e ilustroi këtë me investimet amerikane që operojnë në Shqipëri, kur tha se “bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri janë rreth 167, pra një numër i konsiderueshëm. Ne kemi investime të huaja direkte 884 milionë euro vitin që kaloi. Nga këto, investimet amerikane zënë 2%.
Por, po të shikojmë vitin 2013 të krahasuar me 2015, investimet amerikane janë rritur 2.6 herë, çka tregon se afërsia që ne kemi, duke e vendosur në një këndvështrim tjetër që është më shumë moral dhe politik, ka të bëjë me faktin se shqiptarët dhe diaspora në Amerikë ndihen të afërt.
Ndërsa, qeveria amerikane ndihet si një mentor i rëndësishëm për Shqipërinë investimet amerikane mungojne qartazi dhe Dhoma Amerikane i Tregetse here pas here kriton qeverine per qasje te saja te padrejta.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministrja Milva Ekonomi, së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, shkëmbyen ide gjatë takimit me Albanian Professionals and Entrepreneurs Network, por nuk mund te na thone dot se sa nga te pranishmit ne keto aktivitete jane te gatshem te vijne e te investojne ne Shqiperi?!
A duhet te jemi me konkret dhe ti bejme te interesuar ata, diasporen por edhe investitoret e huaj qe kur vijne ne Shqiperi te mos largohen pa nje projekt konkret? Sa investitore kane ardhur per te pare mundesine dhe kane ikur pa investuar as edhe nje qindarke? Ketyre pyetjeve i duhet dhene pergjigje nga kjo qeveri.