Një tjetër person ka ndërruar jetë pas aksidentit të sotëm në aksin Korçë-Bilisht. Duket se viktima e dytë është Agim Besho nga Fushë-Kruja. Ai ndodhej në një prej makinave që u përplas. Ndonëse u dërgua në spital, ai nuk mundti t’i mbijetonte plagëve. I vdekur menjëherë në vend mbeti edhe shtetasi Fatmir Islami, me detyrë oficer policie në burgun e Drenovës.
Ata po ktheheshin nga ceremonia mortore e një miku të tyre, por bënë aksident.
“Një makinë me targë AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX u përplasën ku për pasojë mbeti i vdekur Fatmir Islami dhe u dëmtuan, L.K ; N.O; I.G; A.B”, thotë policia përmes një njoftimi.
Përplasja ndodhi pranë fshatit Plasë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.