Nga Kreshnik Collaku*
Me miqte dhe partneret ne politike te jashtme rendesi thelbesore ka serioziteti,ndershmeria dhe qendrueshmeria ne sjelljen dhe veprim diplomatik. Ceshtjet qe trajtohen jane te interesit kombetar.
Cdo qasje diplomatike e ndikuar nga politika e brendeshme e dites,ndikojne negativisht ne investimet strategjike te raporteve me fqinjet partnere. Sot po ndodh dicka e pazakonte.
Kriza brenda Rilindjes kapërcen kufijtë e Shqipërie. Rivaliteti LSI -PDIU brenda Rilindjes nuk mundet te shtrihet dhe me vendet mike dhe partnere.
Ne mes te nje krize diplomatike Shqipëri-Greqi… vizitës se Krye parlamentarit ne Greqi i kundërpërgjigjet një vizite e Zv. Krye parlamentarit ne Turqi shoqëruar nga Ministri Jashtëm (se shpejti).
Miqte dhe partneret nuk jane e nuk mund te perdoren per te zgjidhur sherret e katundit politk te Tiranes.
Kjo eshte Diplomaci e Galloshes.
Diplomaci vulgare,e trashe,grindavece dhe qaramane.
Nje nder cilesite e lavdëruara te Shqipërisë ne rajon ka qene ajo e politikes konstruktive.
Sjelljet e fundit,ku sherret me nje fqinj kerkojne tua zgjidhe fqinji tjeter është degradim diplomatik.
Dhe ta mendosh se e tera behet për një grusht votash dhe ndonjë mandat me shume e ben akoma me te shëmtuar kete situate.
Shqipëria është një anëtare i Natos., dhe ky status imponon pjekuri e mençuri diplomatike ne deklarime dhe ne veprim diplomatik.
Diplomacia qaramane e galloshes ku po degradon ne kete fund mandati Rilindja është e kundërta e asaj cka ka përfaqësuar e duhet te përfaqësoje Shqipëria.
*Autori eshte drejtues i departamentit te politikes se jashtme ne PD