Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Uroj mos te jete e vertete! Disa portale po shkruajne se nga aulat politike te opozites shqiptare po nisen kapuconet e doktrines se veteizolimit per ne Bruksel.
Thone se jane nisur me misionin obskurant, gjithnje sipas mediave e portaleve, per te lobuar kunder hapjes se negociatave per antaresimin e Shqiperise ne BE! Po kush nuk e deshiron integrimin ne BE?
Dishepujt e veteizolimit
Tre plage te thella i la Shqiperise dhe shqiptareve regjimi i kaluar. Se pari, i la varferine e paimagjinueshme. Kjo eshte kaq e vertete saqe mund te thuhet se regjimi komunist ne Shqiperi kishte fytyren e mjerimit.
Se dyti, i la luften e klasave, nga me te zgjaturat e te pergjakshmet ne Evropen Lindore. Nisi kjo lufte klasash ne Mukjen e tradhetise (1943) dhe nuk iu nda vendit gjate tere atij regjimi. Kjo eshte kaq e vertete saqe mund te thuhet se regjimi komunist ne Shqiperi kishte shpirtin e urrejtjes se brendshme.
Se treti, i la veteizolimin, me te mbyllur se cdo vend ne historine moderne te Evropes. Veteizolimi filloi me segmente, fillimisht me ShBA, Britanine, Gjermanine Federale, pastaj u shtri Italine, Jugosllavine, Greqine, me tej u thellua me BRSS dhe Evropen Lindore e deri ne Kine. Mbyllje nga cdo cep i botes. Kjo mbyllje eshte kaq e vertete saqe mund te thuhet se regjimi i kaluar komunist mban damken e nje kadavre ne morg.
Dishepujt e djeshem, Don Kishotet e sotem
Bota perjeton nje hapje te shpejte
dhe te pandalshme, eshte era e globalizimit. As shtetet e vogla e as fuqite e medha nuk e ndalojne kete trend. Globalizmi eshte trend objektiv i milenimit te ri…
Brenda Kontinentit Evropian tendencat e hapjes jane edhe me te gjera e me te thella. Eshte procesi i integrimit. Ky proces perfshine kater levizje te medha: levizjen e mallrave, sherbimeve, kapitaleve dhe njerezve. Integrimi Evropian eshte proces shume progresiv vlerash dhe interesash kontinentale per 500 milione Evropiane ne rendin boteror.
Don Kishotet e sotem, pacavuret e te ardhmes.
Te pretendosh se problemet e brendshme te Shqiperise se sotme
do te zgjidheshin duke lobuar per pengimin e integrimit te vendit ne BE eshte ringjallje e sindromave te regjimit te kaluar.
Me fjale te tjera eshte njelloj si te kerkosh te ndertosh “demokracine me forcat tona”; te kerkosh qe “edhe bare te hame dhe veteizolacionizmin mos ta tradhetojme”; te synosh qe te ringjallesh doktrinen sipas se ciles ” lufta e klasave eshte forca levizese e shoqerise”; te shpallesh luften “kunder kapitalizmit dhe imperializmit boteror” ose te rikthehesh ne vetevarrosje.
Integrimi, garanci e cdo suksesi
Integrimi ne BE nuk ka alternative per mbare shqiptaret ne Ballkan. Nga ky proces Shqiperia, Kosova, mbare shqiptaret fuqizojne shtetet e tyre, garantojne shtetin e se drejtes, te drejtat e njeriut e te komuniteteve shqiptare pakice, luftojne krimin e organizuar, korrupsionin dhe i hapin rruge prosperitetit social dhe ekonomik.
Cdo alternative anti-integrim eshte proces retrograde me gjithe pasojat negative per Shqiperine dhe shqiptaret ne Ballkan e ne bote. Dishepujt e anti-integrimit nuk jane as me pak dhe as me shume doktrinaret e veteizolimit.
Pavaresisht se doktrinaret e veteizolimit nuk kane asnje shans per te penguar integrimin e Shqiperise ne BE, serish ata mund te sjellin deme sepse do te mund te ndikojne ne ngadalesimin e procesit integrues. Edhe frenimi i integrimit do te kishte pasoja vetem negative per Shqiperine dhe shqiptaret.
Epilog per veteizolacionistet
Interesat publike dhe ato kombetare shqiptare deshirojne nje integrim Evropian sa me te shpejte. Nga ritmi i integrimit ne BE varen demokracia, e drejta, ekonomia dhe siguria e Shqiperise. Gjithashtu, nga ritmi i integrimit do kushtezohen edhe zgjidhja e problemeve themelore te trashegimise historike kombetare shqiptare.
Thuhet se disa politikane nga opozita si kapucone te zinj po nisem me mision obskurant ne Bruksel per te lobuar kunder hapjes se negociatave te Shqiperise ne BE!? Veteizolacioniste ne eren e globalizimit dhe te proceseve integruese bashkekohore.
Uroj mos jete e vertete!