Home KRYESORE Ja edhe emigranti i vetëm që dëshiron të largohet nga Britania

Ja edhe emigranti i vetëm që dëshiron të largohet nga Britania

Një mjek, kirurg-plastik, nga Siria kërkon të largohet nga Britania e Madhe dhe të kthehet në Aleppon e shkatërruar nga lufta, pasi ai nuk mund të ushtrojë profesionin e tij.

Ai u arrestua sot në një qendër të emigraconit për prishje të qetësisë publike pasi u bënte thirrje emigrantëve të tjerë të ktheheshin në Siri, pasi atje sipas tij është më mirë.

Dr Abdulkader Majed Al-Zuebi u mbajt me gjashtë oficerë në një furgon policie jashtë zyrës së emigracionit në Lunar House, Croydon, Londër e Jugut.

Dr Al-Zuebi nuk mund të punojë në Britani për shkak se ka fituar të drejtën për azil. E në pamundësi për të siguruar të ardhura, mjeku thotë se është detyruar të shesë edhe orën e tij të dorës Rolex për 3000 paund në mënyrë që të paguajë faturat e hotelit me pesë yje ku qëndronte.

Dr Al-Zuebi, i cili pretendon se fitonte 6000 paund në muaj në Siri, tha se zyrtarët kanë refuzuar t’i japin pasaportën e tij gjermane më të cilën mbërriti në Londër me 8 tetor.

Një orë para arrestimit të tij, Dr Al-Zuebi, i cili pretendon të jetë i fejuar në Britani, tha se do të flejë jashtë zyrës së emigracionit derisa ta deportojnë. “Unë nuk i kam dokumentet e mia. Mi morën ku erdha” ka deklaruar ai./ Top Channel

Share: