Home KRYESORE Ja kopertina e “Kurban”-it te Edi Rames në Serbi

Ja kopertina e “Kurban”-it te Edi Rames në Serbi

Kopertina e librit “Kurban” të Edi Ramës ndryshon tërësisht në përkthimin për serbët. Është hequr nga aty fytyra e qengjit që pret të flijohet, për t’u shndërruar në një foto më agresive. Me shkronja të mëdha lart është shkruar “Edi Rama”.

Hapësirën më të madhe në kopertinë e zë foto e “njeriut-bombë” ose një “bomba me fytyrë njeriu”. Bomba është lënë natyrshëm mbi komodinë, njësoj siç do të qëndronte aty çdo objekt tjetër personal.

Lënia e bombës mbi komodinë, të jep idenë se “shpërthimi” është tashmë pjesë e zakonshme e ditës, pra thjesht çështje kohe. Poshtë është shkruar “Flijimi”.

Bomba mbi librin e shkruar nga kryeministri shqiptar do të jetë me siguri një tundim i fortë për “të peshkuar” lexuesin serb. Pavarësisht sesa lidhje ka me përmbajtjen./lapsi.al

Në Shqipëri, kopertina e librit erdhi shumë ndryshe. Me pamjen e cunguar të një qengji, thikën dhe titullin e spërkatur me gjak.

kurbani-ne-serbi

Share: