Është hera e dytë që kryeprokurori Adriatik Llalla i shmanget reagimit publik lidhur me lajmin e kërcënimit të tij dhe familjes. Z. Lllala i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, s’ka pranuar të bëjë komente për pyetjet e gazetarëve.
“Sot jemi për një çështje tjetër. Pjesa më e madhe e prokuroreve janë femra, shumë prokurore femra dinë të përballen me kërcënime”, ka thënë ai shkurt duke ju shmangur argumentin e kercenimeve!