Home KRYESORE Më 30 tetor tjetër protestë masive kundër importit te plehrave

Më 30 tetor tjetër protestë masive kundër importit te plehrave

Më 30 tetor mbahet protesta e radhës masive kundër ligjit të importit të plehrave. Lajmin e ka dhënë sot Aleanca Kundër Importit të Plehrave, e cila është gjithashtu edhe organizatorja e kësaj proteste.

“Më datën 30 do të kemi protestë masivve në mbëshetje të kauzës sonë. Ne kuptuam që na dëgjuan me vëmendje dhe shpresojmë që i kanë mbajtur mirë shënim ata që ne kërkuam”, deklaroi ambientalisti Lavdosh Feruni në përfundim të takimit që AKIP zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Kreu i shtetit Bujar Nishani e ktheu mbrapsht ligjin e importit të plehrave, ndërsa mazhoranca do t’i bëjë disa ndryshime dhe pritet ta çojë sërish në Kuvend, por LSI-ja duket se është e lëkundur dhe mund “ta presë në besë” Edi Ramën. Kreu i LSI-së kërkoi ekspërtizë nga BE në lidhje me këtë ligj.

Share: