Home KRYESORE Hoxha në Kosovë: Më mirë të të vdesë vajza se të martohet...

Hoxha në Kosovë: Më mirë të të vdesë vajza se të martohet me të krishterë (VIDEO)

Jo rrallë disa klerikë myslimanë janë bërë temë e kronikave për shkak të deklaratave të tyre gati-gati të pabesueshme per traditen tolerante gjithe shqiptare.
I fundit një imami shqiptar, Shefqet Krasniqi, ka shokuar me deklaratën e tij. I pyetur nëse ka problem që një myslimane të martohet me një të krishterë, ai thotë se më mirë do të ishte që vajza të vdiste.
“Ma mirë me të vdekë çika se me shku me të krishterë me u martu”, ka thënë Shefqet Krasniqi, teksa i përgjigjet një prindi që e pyet se si të sillet tashmë që vajza i është martuar me një të krishterë.
“Punë e randë është kjo”, shton më tej hoxha në këtë video duke e detyruar prindin:
“Mundohu vajzës me i bo presion me thënë, me u pajtu me neve është vetëm një rrugë dhe ajo është që ai burri të bëhet mysliman. Në u bë mysliman ne ta bëjmë hallall. Nuk u bë ai mysliman mbetet me fshi durt”.

Share: