Home KRYESORE Mediu: Sistem zgjedhor për votë të lirë. Ndoka: I kthehemi sistemit mazhoritar!

Mediu: Sistem zgjedhor për votë të lirë. Ndoka: I kthehemi sistemit mazhoritar!

Opozita është në unison në kërkesën e saj për një reformë zgjedhore,që garanton votën e lirë të qytetarëve. Por ndërkaq aleatët e PD ndajnë mendime të ndryshme për sistemin që duhet aplikuar për votën e qytetarëve, Fatmir Mediu i PR thotë për Report Tv se mirëpret çdo sistem që garanton procesin ndërsa Nard Ndoka i PDK propozon rikthim të sistemi mazhoritar.

Fatmir Mediu mendon se maxhoranca nuk ka vullnet për ta kryer reformën zgjedhore pasi po përpiqet të bllokojë mekanizmat për ta kryer atë, për Nard Ndokën dy palët janë përgjegjës për zvarritjen e këtij procesi.

Ndërsa të dy krerët e partive i qëndrojnë idesë se votimi elektronik do ta bënte procesin më të besueshëm, Nard Ndoka e konsideron të papranueshëm refuzimin e një propozimi të tillë.

Me nisjen e sezonit të ri parlamentar komisioni i posaçëm ka zhvilluar vetëm një mbledhje ku palët kanë folur për prioritetet por ende asgjë nuk është konkretizuar me një plan pune.

Opozita insiston te votimi e numërimi elektronik ndërsa PS propozon mekanizma për votimin e emigrantëve.

Share: