Kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot, ndërtesën e rikonstruktuar të Liceut Artistik të Tiranës, shkollës ku edhe ai vetë ka studiuar në rininë e tij. Ai e konsideroi Liceun, “një nga vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare”. Ndërkohë që Rama ishte duke folur për mësuesit e këtij liceu dhe veçanërisht, për rritjen e pagave të tyre dhe sakrificat e veçanta, ndodhi dhe një episod që u kalua me humor prej tij. Një nxënës i Liceut i ngriti Ramës, dy gishtat e simbolit “liri demokraci” nga fundi i sallës, duke tërhequr vëmendjen e Kryeministrit.
Rama e la në mes atë ç’ka ishte duke thënë për mësuesit dhe iu drejtua atyre me fjalët: “…Dhe ma kini kujdes atë me dy gishta, se me shumë gjasë ka mundësi të jetë një gjeni i keqkuptuar.”
Kryeministri njoftoi mësuesit e Liceut Artistik edhe për një rritje tëp agave për tan ë veçanti:
“Më vjen mirë që ky transformim i rëndësishëm vjen bashkë me rritjen e rrogave të mësuesve dhe mësuesve që e meritojnë në mënyrë të veçantë, jo se kanë sakrifica të mëdha si kolegët e tyre që duhet të shkojnë në shkolla të larta, por se kanë një sakrificë shpirtërore sepse nuk iu duhet të punojnë vetëm me mendjen për të futur në kokën e nxënësve konceptet e matematikës dhe fizikës, por se duhet të punojnë me pjesën delikate, shpirtin, kështu që në këtë pjesë unë kërkoj që ju të jeni edhe më delikatë në këtë pjesë…dhe…ma kini kujdes atë me dy gishta, se me shumë gjasë ka mundësi të jetë një gjeni I keqkuptuar,” përfundoi Rama/360grade.al