Home KRYESORE Peka-Ramës: Hajde bëje garipin në Tiranë me gazetarët

Peka-Ramës: Hajde bëje garipin në Tiranë me gazetarët

Intervista e Edi Ramës në Prishtinë të enjten, nuk ka trazuar vetëm gazetarët në Kosovë, por edhe ata në Tiranë.

Kjo, për shkakun se Rama ka dalë “fitues” në atë debat.

Për më tepër që ai ka marrë edhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë të Kosovës.

Pas Berat Buzhalës, që tha se do ta kishte rrëzuar në tuç Ramën, nëse do të ishte përballë tij, kryeministrin e ka sfiduar një tjetër gazetar.

Çlirim Peka thotë se Rama përfiton nga gazetarët e Kosovës, pasi ata nuk duan ta lëndojnë se e presin si mik kur vete në Prishtinë.

“Rruges per ne Kosove ne “Klan Kosova” kunder portaleve “.

Keshtu shkruante dje Edi Rama pasi emisionin e kishte te regjistruar dhe e dinte qe ja kishte hedh fort mire gazetareve kosovare qe me shume se pyetje kishin treguar respekt dhe mikpritje per mysafirin e rendesishem nga Tirana, per kryeministrin e Shqiperise.

Bash kete “dobesi” te gazetareve kosovare kishte shfrytezuar Edi Rama per te bere ate qe ben me gazetaret e Tiranes, pronaret e te cileve ju rrine mbi koke qe te mos e merzisin kryeministrin arrogant.

Emisionin e ndoqa ne Prishtine. Arroganca dha gariplleku i Rames ne studio “shkelqente”. Por vetem aty. Se jashte studios per tek hoteli i Pacollit kishte vesh antiplumb dhe forcat e sigurise nuk e linin ti dukej koka bosh mbi trupin e gjate per asnje moment.

Ndryshe nga vizita e para disa diteve ne Beograd kur relaksi tek Rama lexohej lehte. Se fundi dy pyetje per Ramen: Nese je kaq garip, merre edhe Hashimin dhe ulu perballe gazetareve qe kishe tek Batoni ne Tirane, dhe jo Prishtine. Kete e ben dot?

Se dyti, pse tek zyra e Hashimit me antiplumb e tek ajo e Vucic ne relaks te plote? Cdo kryeminister i Shqiperise e ka te lehte te behet garip ne Prishtine”, shkruan Peka.

Share: