Home KRYESORE Plagosje me armë naten në Tiranë

Plagosje me armë naten në Tiranë

Mbrëmë vonë ka shkuar i plagosur në Qendrën Spitalore Universitare një 21-vjeçar me iniciale D. Xh.

Sipas policisë ai është plagosur me armë zjarri, (në dorë dhe në këmbë) por i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas dyshohet të jetë plagosur në zonën e Tufinës në ambientet e një lokali. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Share: