Home KRYESORE Princi, Gilmani, Kardinal Ernest Troshani dhe ne

Princi, Gilmani, Kardinal Ernest Troshani dhe ne

Nga Arian Galdini

Pyes shpesh here veten e miq, nese jemi ne qe duam te ikim nga ky vend, apo eshte vendi qe do te na percjelle?

Pergjigjet qe me vijne nga brenda meje e nga bashkebiseduesit jane kaq te ndryshme, kaq te kunderta e here here kaq te cartura, saqe me duhet te bej paqe me faktin se te tilla pergjigje jane asnje pergjigje.

E kur njeriu eshte ne gjendjen mendore te asnjepergjigjes dhe jeton ne vendin e asnjepergjigjes, ia nis e shkrep ne ajer, ngado e per kedo me te gjitha pyetjet dhe pergjigjet e gabuara. Te miren e pyesim pse eshte e mire, te keqen e pranojme si te domosdoshme, ndryshimin e kemi frike dhe friken e bejme strehim.

Per gjithcka qe shkon a behet keq e qe na la shakull ne vend, ne bejme fajtore e shkrehim zemerate ndaj atyre qe nuk kane fuqi

Te fuqishmit i kemi si pergjigjen e vetme qe na ben te ndihemi te orientuar dhe mirevendosur.
Te miret i kemi si pyetje dhe i shohim e ndjejme si anije te dehura, te cilat na kujtojne dallge e stuhi, keshtu qe u mbyllim gojen, u heqim fuqine, e u shperfillim zerin dhe dukjen.

Trajtimi i Fuqise si pergjigje dhe se mires si pyetje, na kane formesuar si njerez qe adhurojme pergjigjet dhe urrejme pyetjet.

Dhe ne gjendjen mendore e vendin e asnjepergjigjes, te adhurosh vetem pergjigjen, eshte pothuajse e njejta gje si te adhurosh asgjesimin tend.

Kjo fundjave ka qene kombetarisht me pyetje thelbesore per te gjithe ne. Mjafton te hedhesh nje sy ne ekranet e TV, ne faqet e gazetave dhe ne boten virtuale e do te dallosh me lehtesi se cilat jane 3 pyetjet qe kane pushtuar shumicen tone derrmuese.

Pyetja e pare ne nisjen e dites se shtune ishte Dasma Mbreterore e Princit Leka II me Elian.

Ceremonite e ketij gezimi te madh nisen ne oret e para te 8 tetorit e u mbyllen naten vone e ndoshta ne te zbardhuren e dites tjeter.

Dy te rinj shkembyen unazat e lidhen besen me njeri tjetrin per te qene bashke ne te mire e ne te keqe, ne jete e perjete.

Te dy te rinjte jane te mire e te pamekate ne lidhje me ne. Nuk jane shkaktare te asnje ligesie e paudhesie qe na ka ndodhur neve ne se paku 80 vitet e fundit te jetes sone te perbashket si vend e komb.

Jane thjesht dy te mire qe duan te jene bashke jete e mot.

A jane si te gjithe ne?

Sigurisht qe jo. Prandaj edhe te gjithe ne shkruam, folem, lexuam, ndoqem me kurreshtje ne TV e kqyrem neper gazeta, blogje, portale dhe rrjete sociale cdo gje te mundshme lidhur me dasmen e Princit Leka II me Elian.

A jane ata te fuqishem?

Perseri, pergjigja eshte: Jo. As Princi Leka II e as Elia, nuk na kane qeverisur asnje dite, nuk na kane grabitur asnje sekonde e qindarke nga jetet e xhepat tane, nuk na kane premtuar kurrgje, e nuk na kane genjyer per asnjesend. Gjyshi i Princit ka qene deputet, Minister, Kryeminister, President e Mbret. Shqiptaret qe kane lindur ne vitin 1939, kur Mbreti Ahmet Zogu I, sot duhet te jene afersisht 80 vjecare. Ndersa ata qe kane paguar taksa e kane paguar me rroge deputetin, Ministrin, Kryeministrin, Presidentin dhe Mbretin Zog, nese jane gjalle jane se paku 90, 100 a mi 100 vjecare. Brezat qe e kane jetuar kohen e Ahmet Zogut dhe historia, i kane bere te qarta te gjitha ngjyrat e percaktimet e gjykimeve te tyre, pozitive a negative, pohuese a mohuese, vleresuese a ndeshkuese. Biri i Ahmet Zogut dhe babai i Princit Leka II, u kurorezua mbret dhe e jetoi shumicen e jetes jashte Shqiperie dhe na ka kushtuar neve si qytetare, vetem nje Referendum ne vitin 1997. Vertete na kushtoi nje Referendum, por u be edhe i vetmi shpresedhenes e paqeberes ne ate vit te mbrapshte kur shqiptaret urrenin e madje edhe vrisnin shqiptare per pune parash, partie e perkatesie. Si i huaj ne realitetin tone, Mbreti Leka I as e fitoi dot Referendumin, e as e shmangu dot kurthin e Te fuqishmeve.

Te fuqishmit e ketij vendi, ia dolen ta nxirrnin te humbur nga Referendumi, e humbes pas Referendumit, duke e detyruar te largohej perseri nga vendi i atit te tij.

Edhe nese do ta gjykonim pergjegjes per kostot e Referendimit dhe fajtor per cka ndodhi pas Referendumit, bejme mire qe edhe te sjellim ne vemendje se ne keto 25 vite demokraci, ne vetem 3 Referendume kemi bere. 2 per Kushtetuten e njerin per Sistemin e Qeverisjes. Mund edhe ta falenderojme Mbretin Leka I qe u be shkak e shtyse e nje Referendumi te tille. I kemi kaq te rralla e pothuajse te pamundura Referendumet, ndaj edhe nuk ka kuptim te marim makinen llogaritese per te kerkuar demshperblim nga njeriu qe na dha nje mundesi shpalosjeje demokratike. Pjesen tjeter, le ta gjykojme secili sipas menyres se vete. Me faj a pa faj per cka ndodhi pas Referendumit, Mbreti Leka I, nuk na u be barre, por iku. Iku qe te mos na shtonte masen e shqetesimeve.

Kur u rikthye, e beri per te pleqeruar e per ti siguruar birit te tij nje shtepi dhe nje atdhe. Deri ketu, mbi Princin Leka II, nuk bie asnje mekat. Ka vetem gjykime e pershtjellime mendimesh, qendrimesh dhe emocionesh historike. Vete Princi Leka II, eshte paguar nga taksat tona vetem pak vite, e megjithate asnje dite nuk na qene as qeverises, e as pergjegjes per cka ka ndodhur me ne. Historia prej nga ai vjen, e ka vecuar prej nesh por edhe prej te fuqishmeve tane. Sepse ai nuk eshte i varfer, e megjithate ai nuk eshte i fuqishem si ata qe kane 25 vjet qe na qeverisin e plackisin.

Kjo eshte edhe arsyeja pse Dasma e tij duhej te ishte e tille sikurse u be, mbreterore dhe madheshtore. Gezimi i kesaj Dasme, pertej 2 te rinjve qe lidhen kurore e dasmoreve te ftuar, ishte nje arsye per te gjithe ne qe te buzeqeshnim e ngazelleheshim. Mirepo, ne qe jemi mesuar qe te miret e te mirat, i trajtojme si pyetje, u versulem plot ngarkese historike e vetanake me gjithe baterdine e mllefit, shpotitjeve dhe refuzimit ndaj ketij gezimi te embel. Nuk lame fjale pa thene, te mete pa qemtuar, ligesi pa shprazur.

Aq e hidhur ishte torta e qelbit tone virtual neper blogje e rrjete sociale, e madje edhe ne shkrime gazetash, saqe u duke se perseri mberritem ne destinacionin tone kombetar, pra ne ate vendin ku e mira nuk ben per ne. Princi Leka II dhe Princesha Elia, sot nuk kane pse te zbresin nder ne. Ata meritojne te shijojne torten e lidhjes se tyre dhe muajin e mjaltit, tej nesh e larg nesh.

Askush nuk duhet tua cenoje e prishe gezimin atyre dy te rinjve. Sepse ata dy te rinje jane nder te paktat oaze te se mires te pafuqishme qe ia del mbane te qendroje atje lart e te shkelqeje. Shkelqimin e tyre te embel e konfirmuan edhe te gjitha ata mbreterore e fisnike nga anekend botes qe ishin te ftuar si dasmore. Keta dy te rinj qe sapo u martuan, jane e mira qe ne e trajtojme si pyetje, por ndoshta jane pergjigja jone.

E them kete sepse ata perfaqesojne te miren qe nuk ka mekate, e qe qendron aty lart rrezatuese per te na perfaqesuar e deshmuar. Madje edhe per tu kthyer ne shembelltyre per ne.

Pyetja e dyte eshte Gilmani.

Gilmani na la ne muzg te dites se shtune. Askush nuk e priste nje te tille lajm, e te tille ikje. Askush. Gilman Bakalli ishte aty mes nesh dhe i vecuar, nder ne dhe i spikatur, me ne i ndricuar. Ne e dinim se e kishim. Ishim mesuar me te qe ishte aty. Nuk e kerkuam, nuk e levduam, nuk e thirrem, nuk e ndoqem. Fakti qe ai ishte aty, na krijonte balance, qetesi, paqe. Dhe ja, krejt papritur e pa pandehur, na shfaqet syve nje lajm qe na ndal frymen. Gilmani iku. Gilmani nuk eshte me aty.

A ishte Gilmani si te gjithe ne?

Sigurisht qe jo. Gilmani, ishte pergjigje qe dinte te bente pyetje. Ne jemi pyetje qe nuk dime te kerkojme pergjigje. Gilmani nuk bente pyetje per veten e tij, por per te na ndihmuar neve qe te gjenim pergjigje. Ne jemi pyetje, nuk bejme pyetje, e per kete shkak nuk gjejme as pergjigje.

A ishte Gilmani i fuqishem?

Perseri, pergjigja eshte: Jo. Edhe pse mediat iu referuan te vetmes periudhe te jetes se tij si njeri nder te fuqishmit e ketij vendi, ne te gjithe e dime se Gilmani nuk ishte aspak, e nuk u be asnje dite, pjese e races se te fuqishmeve, edhe pse ne nje kohe te vogel te jetes se tij u zgjodh deputet. Gilmani ne cdo dite te jetes se tij, e ne gjithcka ka bere, shkruar e thene, ka qene padiskutim i miri i pafuqishem.

Nuk i mungoi kurre fuqia e mendimit dhe pasionit. Fuqia me te cilen ai nuk u moleps kurre ishte fuqia e atyre qe na kane qeverisur e plackitur ne keto 25 vite. A e kuptuam ne? Nuk e di. Di vetem se qe nga ajo ora e zymte e mbremjes se ketij 8 tetori, te gjithe ne qe e quanim per te mireqene Gilmanin mes nesh, tani duhet te bejme llogarite me mungesen e tij. Nga sot, ne jemi nje shoqeri pa Gilmanin.

Nga sot, neve do te na mungoje nje nder ata te mire te pakte qe me fuqine e mendimit dhe pasionit, qendronte dinjitetshem lart pa qene njeri nga te fuqishmit. Nga sot, neve do te na mungoje Gilmani qe dinte te bente pyetje udherrefyese per te gjithe ne.

Sa e trishte eshte kjo dite kur ne ia dalim te kuptojme te gjithe sesa te marre jemi ne qe nuk u japim driten e vendin qe meritojne, te mireve si Gilmani, sa jane mes nesh.

Pyetja e trete eshte Kardinal Ernest Troshani.

Ne mesditen e se dieles se 9 tetorit, Papa Francesku shpalli lajmin se Dom Ernest Troshani u emerua Kardinal. Pas Kardinal Mikel Koliqit, ne kemi nje tjeter Kardinal, nje tjeter Bari te Kishes Katolike ne Shqiperi. Cfare mrekullie eshte kjo… E jashtezakonshme, mahnitese. Dy Kardinale shqiptare te pas ringjalljes se Kishes Katolike nga viti 1990 e kendej, jane dy njerez te stervuajtur e ‘kryqezuar’ nga Rregjimi Komunist.

Lotet e Papa Franceskut kur degjonte pak vite me pare gjate vizites se tij ne Shqiperi, deshmine e Dom Ernest Troshanit, jane simbolika me e forte e loteve 50 vjecare qe kemi derdhur nen mizorine komuniste te gjithe ne shqiptaret. Dhe ja ku e kishim mes nesh Kardinal Mikel Koliqin, e nuk e thirrem, nuk e kerkuam, nuk e degjuam, nuk e ndoqem. Derisa ai iku.

Ketu e kemi mes nesh Dom Ernest Troshanin. Ketu e kemi mes nesh Kardinal Ernest Troshanin. Dashte Zoti, do te kthjellohemi e do ta kuptojme e pranojme kete prani si dhurate qe na behet.

A eshte Kardinal Troshani, si te gjithe ne?

Sigurisht qe jo. Ai ka vuajtur si ne e ca me shume se te gjithe ne. Ai ka pasuar, e kurre nuk eshte ankuar. Ai ka vuajtur, e kurre nuk ka urryer. Ai nuk ka jetuar, por ka sherbyer. Ai nuk ka perfituar, por ka besuar. Ai nuk ka kerkuar, por ka dhene. Ai eshte pergjigje qe nuk ben pyetje. Ai eshte pergjigje qe ka pergjigje. Fjalet e tij jane pergjigje. Jeta e tij eshte pergjigje. Besimi i tij eshte pergjigje.

A eshte Kardinal Ernest Troshani i fuqishem?
Perseri, pergjigja eshte: Jo.

Kardinali nuk premton. Kardinali defton. Ai nuk udheheq. Ai behet shembull. Ai nuk paguhet nga taksat tona. Ai dorezon jeten e tij ne sherbim ndaj Zotit dhe njeriut. Fuqia e tij, nuk eshte prej njeriut e nuk ka te beje fare me sojin e te fuqishmeve qe kemi ketu si qeverises e plackites prej 25 vjetesh. Por Kardinali gjunjezoi Papen me dhimbjen e tij, e gjunjezon te fuqishem e te dobet ne kete vend, me hirin e tij.

A e shohim dhe a e kuptojme ne, se njerez si Kardinal Troshani jane pergjigje per ne?

Dashte Zoti na hapen syte.

Dashte Zoti, ndricohemi qe te kuptojme se 3 pyetjet e kesaj funadjave ne fakt jane pergjigje per ne. Qe ky vend te mos jete me vendi e gjendja mendore e asnjepergjigjes.

Dashte Zoti, kuptojme se te fuqishmit duhen pyetur, te miret jane pergjigja, ne qytetaret jemi ata qe pyesin…

Share: