lia Stefa është emri i kandidatit të PS-së, për kryetar Bashkie në Kolonjë, në një garë që do të ketë përballë Dritan Hajro, kandidat i prezantuar më herët nga PD dhe PAA. Emri i kirurgut Stefa është vendosur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së.
“Ne jemi të bindur se përzgjedhja që ka bërë shtëpia e Partisë Socialiste në Kolonjë, është e duhura, prandaj njëzëri Partia Socialiste e miratoi propozimin që erdhi në kryesi. Mjeku është një profesion që të bën o më të mirë seç je, ose më të keq seç je”- tha Pandeli Majko për gazetarët.
Zgjedhjet në Kolonjë do të mbahen më 20 Nëntor 2016, datë e dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.
Vendimi për zgjedhjet vendore erdhi pas vdekjes së parakohshme të Arben Malos.