Fëmijët e shqiptarëve tradicionalisht “përngjajnë” si nëna apo “përngjajnë” si daja për shkak të gjakut.
Një njeri serb ka thënë për “Presheva Jonë” se ai i ka frikë martesat e hershme mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë.
Ai shton se nëse këto martesa do të ishin të vërteta e të sinqerta do të ishte gjithçka ne rregull, mirëpo dyshon.
Sipas tij, femrat shqiptare janë duke u blerë nga disa grupe e kompani në Serbi.
“Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato merren bartin dru me traktor dhe merren bagëti” shprehet serbi.
“U kryqëzua në kishë, ajo vete deshti ta bëjë ketë” tha dhëndri Bratislavi
Dhurata, tashmë me emër të ndryshuar e quajtur Dunja është nuse shqiptare në Serbi. Ajo nuk din të flasë fare serbisht. Me familjen e bashkëshortit ajo kuptohet duke folur greqisht, ndonjëherë serbisht me duar e me këmbë./360grade.al