Home KRYESORE Shoqata e ricikluesve akuza presidentit Nishani:

Shoqata e ricikluesve akuza presidentit Nishani:

Presidenti Bujar Nishani u sulmua dje nga shoqata e ricikluesve, për kthimin që i bëri në kuvend ligjit për importin e mbetjeve. Shoqata është e zhgënjyer nga presidenti që e bëri, sipas saj këtë çështje “objekt të betejave politike të radhës”.

Ligji për importin e mbetjeve kaloi me 63 vota në kuvend. Pavarësisht se kryeministri Edi Rama u investua tërësisht pro këtij ligji, nuk arriti të marrë të gjitha votat në grupin e tij parlamentar.

REAGIMI I SHOQATES

Shoqata e Ricikluesve te Shqiperise, shpreh keqardhjen e vet te thelle, per mosdekretimin nga ana e Presidentit te Republikes, te Ligjit nr.92/2016 per lejimin e importimit te lendeve te para per industrine e riciklimit.

Jemi te zhgenjyer qe, nje ceshtje me implikim qartesisht vetem ekonomik, social dhe mjedisor behet objekt i betejave politike te radhes.

Shoqata e Ricikluesve ne ditet ne vazhdim do te vijoje te jape te gjtha argumentet e saj per domosdoshmerine e miratimit te ketij ligji.

Share: