Home KRYESORE Shqipëria e pesta në botë për numrin e vdekjeve nga ndotja

Shqipëria e pesta në botë për numrin e vdekjeve nga ndotja

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara si pasojë e ndotjes së lartë. Sipas një raporti të Forumit Botëror të Ekonomisë, çdo ditë në botë vdes 18 mijë njerëz nga ndotja.

Kurse në vit humbin jetë 6.5 milionë njerëz në të gjithë botën për këtë shkak. Ky numër është më i lartë se viktimat e IHV/AIDS, tuberkulozit dhe plagosjeve në rrugë të marra së bashku. Vendi ynë është i pesti me nivelin më të lartë pas vendeve si Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Koreja e Veriut dhe Gjeorgjia.

Ndërsa pas nesh vijnë Serbia, Rumania, Ukraina, Sierra Leone dhe Kina, Në raporton thuhet se, 171 vdekje për 100 mijë banorë shkaktohet nga ndotja. Në fakt, ajri i ndotur është kërcënimi i katërt më i madh për shëndetin e njeriut pas presionit të gjakut, risku i dietës dhe cigarja./opinion/

Share: