Home KRYESORE TAKIMI I SHQIPËRI-SERBI NË NISH: SI U SHMANG KURTHI PËR KOSOVËN

TAKIMI I SHQIPËRI-SERBI NË NISH: SI U SHMANG KURTHI PËR KOSOVËN

Nga “KOSOVA SOT

Gjatë muajit gusht ishte provuar që edhe Oda Ekonomike e Kosovës të bindej që të merrte pjesë në takimin që u zhvillua sot në Nish. Aty Shqipëria dhe Serbia u përfaqësuan nga Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, ndërkohë që pala kosovare tentohej të bindej të merrte pjesë veç me biznesemenë pa, prezantim shtetëror. Oda Ekonomike kishte reaguar ashpër duke thënë se për Kosovën, nuk vendosin as Rama as Vucic.

Ftesën për “disa përfaqësues të Prishtinës” në Nish ku pritej edhe përurimi i punëve për autostradën e kishte paralajmëruar edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, gjatë vizitës së Biden. Analistët në Serbi kishin thënë se atje mund të shkonte Thaçi ose Mustafa, por në raportimet  ndryshme ishte përmenduar edhe Zëvendësministri Gecaj. Si duket mungesa e një ftese për nivelit e lartë dhe tendenca që atje të përfaqësohet vetëm Oda Ekonomike ka bërë që pala kosovare të refuzojë pjesëmarrjen.

Në reagimin e Odës Ekonomike, e cila reflekton edhe qëndrimin e Kosovës, karshi këtij zhvillimi, thuhej se është e papranueshme që autostrada që pritet të lidh Serbinë me Shqipërinë të emërtohet Nish-Durrës, duke injoruar autostradën Ibrahim Rugova dhe duke anashkaluar palën kosovare. Për këtë autostradë e cila do të kushtojë 1 miliardë euro, Tirana dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje, pa përfaqësuesit e Kosovës.

Ja çfarë thuhej në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës

Pa pjesëmarrjen e barabartë të institucioneve të Kosovës, OEK nuk do të jetë pjesë e takimeve Kosovë  Serbi

Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për bashkëpunim rajonal ekonomik dhe ndërinstitucional në baza të barabarta dhe pa politizim.

Kosova ka institucionet e veta, Presidenti, Kuvendin dhe Qeverinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e asnjë aktiviteti në të cilën vendi i ynë nuk do të jetë i përfaqësuar si subjekt i barabartë me të tjerët.

Ky parim vlen edhe për takimin e paralajmëruar në Nish në mes të përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë.

OEK nuk do të jetë pjesë e këtij takimi pa pjesëmarrjen barabartë të institucioneve relevante te Republikës së Kosovës.

“ Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e proceseve të cilat janë politizuar në masë të madhe dhe ju shërbejnë për nevojat e brendshme apo ndërkombëtare të cilit do ”, ishte shprehur kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Asnjë vend fqinjë i Kosovës nuk ka të drejtë që të fletë dhe vendos në emër të vendit tonë. Për atë mund të vendosin vetëm institucionet legjitime të Kosovës.

Tendencat që autostrada që lidhë Kosovën me Serbinë të riemërohet në autostradë Nish Durrës është politike dhe ka për qëllim që të konfirmon qëndrimin e Serbisë se Kosova është pjesë e saj.

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton fuqishëm tendencat e tilla.

Ne angazhohemi që ndërtimi i autostradës si kontribut në zgjidhjen e çështjeve infrastrukturore të mos politizohet dhe të shfrytëzohet si mundësi e mirë për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe marrëdhënieve ekonomike.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës jemi të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë që bashkëpunimi ndërkufitar nuk ka alternativë. Në këtë drejtim konsiderojmë se infrastruktura ka rëndësi strategjike për bashkëpunim ekonomik”, kishte thënë kreu i Odës.

Kryetari Gërxhaliu pati treguar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në eliminimin e barrierave tregtare, në avancimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel

Share: