Home KRYESORE Tetori “i zi” i Hillary Clintonit, Trump drejt përmbysjes së madhe?

Tetori “i zi” i Hillary Clintonit, Trump drejt përmbysjes së madhe?

Avantazhi me dopjo shifra i Hillary Clintonit ndaj rivalit të saj, Donald Trump, është ngushtuar në vetëm një pikë. Ish-sekretarja e Shtetit ka pësuar një pikiatë të mbështetjes së saj gjatë muajit tetor, pas skandalit të fundit të e-maileve dhe nisjes së hetimeve nga FBI-ja. Dhe gara me kandidatin republikan është ngushtuar ndjeshëm, aq sa ajo tashmë rrezikon edhe të kalohet nga biznesmeni.

Sondazhi i fundit tregon se demokratja është përpara në Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Kolorado, ndërsa Trump ka një diferencë të ngushtë në Arizona, dikur një bastion i kuq.

Vetëm të dielën e shkuar, Hillary Clinton shijonte një avantazh prej 12 pikësh ndaj Trumpit në sondazhin e ABC News/Washington Post. Ngushtimi i diferencës është bërë vetëm në harkun e një jave dhe analistët mendojnë se ajo që ka ndikuar, është mbështetja më e vakët e amerikanëve pasi James Comey lajmëroi se FBI-ja ka rinisur hetimet për e-mailet e kandidates demokrate.

Sondazhet e japin Trumpin përpara me 4% në Florida, ndërkohë që deri pak ditë më parë, ata ishin në barazim. /360grade.al

Share: