Home KRYESORE Vazhdojnë ftesat politike për partine agrare! Spahiu i LSI, ftese Dukës!

Vazhdojnë ftesat politike për partine agrare! Spahiu i LSI, ftese Dukës!

Nuk rreshtin ftesat politike ndaj partisë agrare ambientaliste e cila vetëm se fundi i është “dhuruar” Agron Dukes.

Ndersa Partia Demokratike pas dështimit te kandidimit te vete Agron Dukes ne Durres ne zgjedhjet e fundit, sot duket qe do laje borxhin duke i lenë Kolonjën dhe sigurisht premtuar me shume.

Edhe Taulant Balla sot ne emër te kryeministrit Edi Rama e fton Duken te shkonte ne koalicionin e tij qeverisës dhe se fundit i deleguari i LSI ne Konventën e kësaj partie krejt modeste ne historinë politike, deputeti Përparim Spahiu, njëkohësisht dhe në garë për kryetar të LSI, kundër Ilir Metës, ka bërë vlerësime dhe mburrje joshëse për PAA, të Agron Dukës, duke e ftuar atë në mënyrë të tërthortë, në beteja të përbashkëta politike, për vitin 2017.

A nuk është kjo shenje qe edhe gara tjetër elektorale e 2017-es do behet me themel paratë dhe financimet qe tejkalojnë disa here parashikimet ligjore, pavarësisht reformës aq te kërkuar nga Ambasada Amerikane ne Tirane?

Kjo parti e vogël qe tani ka nisur një aktivitet krejt dinamik duke harxhuar qartazi shume para për realizmin e tyre…

Ja fjala e deputeit Spahiu:

“Në ringritjen dhe në futjen në garën politike, të Partisë Agrare Ambientaliste, politika shqiptare pasurohet me një prurje shumë të rëndësishme, që janë edhe dy prioritete të rëndësishme, për të sotmen dhe për të nesërmen e zhvillimit të Shqipërisë.

E para, vlerësimi i rëndësishëm dhe vlerësimi i duhur i Bujqësisë dhe i politikave të munguara bujqësore apo agrare në vendin tonë. Bujqësia është si thonë në Orient, nëna e madhe e të gjitha të mirave që ka gëzuar në mijëra vite histori krejt shoqërinë njerëzore, është lidhja me tokën dhe lidhja me jetën që toka na transmeton me aq bujari.

E dyta, Ambienti, është beteja më e madhe që zhvillohet sot në planetin tonë të rrezikuar nga ndotjet.

Dhe duke patur parasysh se Shqipëria diamantin e vet më të cmuar të zhvillimit të saj ka Turizmin, ambienti dhe turizmi, janë të lidhura si një e vetme dhe premtimi që Partia Agrare Ambientaliste, do të jetë në ballë të kësaj beteje politike kombëtare, është një gëzim dhe një përgjjegjësi e rëndësishme.

Dhe beteja e parë, që lidhej me ligjin e mbetjeve apo plehrave, është një betejë e parë dhe e fituar me sukses, duke shpresuar që ka sjellë edhe një ndërgjegjësim kombëtar.

Urime të dashur miq në këtë rrugë të bukur politike, e cila sigurisht do të harmonizojë edhe në kuvend, shumë përpjekje të përbashkëta, ndërmjet dy partive tona.”

Share: