Home KRYESORE Neotitistët po i fryjnë debatit kundër Shqipërisë, të sponzorizuar nga qeveria e...

Neotitistët po i fryjnë debatit kundër Shqipërisë, të sponzorizuar nga qeveria e marionetave Mustafa/Thaçi

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 21 tetor – Ka kohë që një kor i publicistëve në Kosovë promovojnë idenë mbi kombin kosovar. Në realitet që prej 17 shkurtit 2008,  një lagje injorantësh politik ose persona që me kohë janë në shërbim të agjendave antishqiptare që promovohen në Beograd dhe gjetkë,  kanë vënë në lëvizje nën rrogoz, por edhe publikisht, idenë për skizmën politike që ata e kanë pagëzuar me nocionin “Kombi kosovar”. Natyrisht për ta bërë teorinë e tyre më bindëse, ndonjëri sosh që ka lexuar 3-4 libra mbi Kombin dhe Shtetin, kryesisht të atilla që për objekt pikënisje e hulumtimi kanë shkollën frënge dhe anglosaksone të mendimit politik mbi rolin e shtetit në krijimin e kombit, respektivisht barazimin e shtetit me kombin, e trumpetojnë kuazi-kombin kosovar tashmë pas pavarësisë së Republikës së Kosovës si akt të kryer!

Idetë për një “ringjallje” të Dardanisë dhe promovimit të “kombit kosovar” kanë gëluar herë më shumë e herë disi të heshtura, edhe në rrafshin e politikave gjuhësore përmes subversionit linguistik, kuazishkencor në raport me standardin e gjuhës letrare që ishte arritur në Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972.

Qark Kulturor i Prishitnës ati real i idesë për “kombin kosovar”

Nëse do të hidhnim dritë mbi idenë lidhur me mëvetësinë kulturore e politike të Kosovës, qoftë edhe duke vënë në jetë të ashtuquajturin parim të vetëvendosjes së brendshme të popujve, ideja për skizmën politike brenda tërësisë së Kombit shqiptar, duhet kërkuar tek i ashtuquajturi Qark Kulturor i Prishitnës dhe tek programi politik i LDK-së me simbolet e  Ibrahim Rugovës me elementet e Dardanisë, që kishin për qëllim për t’ i dhënë shpirtin që i mungonte kësaj ideje, pra shpirtin e së kaluarës, ndërkaq përmes idesë për Republikën e pavarur dhe të “hapur për Serbinë dhe për Shqipërinë”, për të krijuar shtartin e prokrustit, ku i thurren ninulat trupit xhuxh të kombit për të ardhmen e tij!  Kjo mendësi në shikim krejtësisht feudale, katërcipërisht është e qartë se, si projekt është i menduar mirë. Krahas subversionit të islamit fashist, pasojat  e këtij subversioni kushtetues, prëmes përpjekjeve për ta legjitimuar “kombin kosovar”, do të jenë gjithësesi të mëdha, natyrisht nëse kësaj ideje nuk i kundërvihemi me të gjitha forcat e Kombit.

Historia politike dhe sociologjia na mëson se projektet e kësaj natyre kurrë nuk kanë lindur aty-për-aty. Debati i ashpër në relacionin Tiranë- Prishtinë këto ditë kishte vetëm si shkas vizitën e Ramës në Beograd në Forumin për çshtje të sigurisë. Shpërfaqja e të ashtuquajturve kosovacentristë, e me këtë edhe rishfaqja e idesë së “kombit kosovar” si “shpëtim nga Tirana”, ishte një lloj alibie për neotitistët kosovar. Ky eshalon antishqiptar vetëm sa kishte pritur qastin e volitshëm politik.

Ky projekt bëhen edhe më i rrezikshme për kombin, meqë si i tillë, duket qartë, gëzon mbështetje nga jashtë.  Rasti i Gjermanisë dhe takimi historik i 585 përfaqësuesve gjerman, kryesisht I përbërë nga elita intelektuale dhe ajo e aristokracisë gjermane nga hapësira jetësore gjermane, në Katedralen e Palit në Frankfurt mbi Mai, më 18 maj 1848, ku qe shtruar “Çështja gjermane” , lidhur me përcaktimin që ndërlidhej me “çështjen e madhe” (brenda së cilës shihej edhe Austria si pjesë e shtetit-komb gjerman në formim,  apo “çështjen e vogël gjermane” (pa Austrinë), në periudhën kur në drejtim të Frankfurtit mbi Mai  vinin kërcnimet nga Rusia për marrshim të pritshëm të brigadave ruse drejt Gjermanisë, dhe ato nga Parisi dhe Londra,  flet qartë se projektet e kësaj natyre janë objekt i interesave gjeopolitike.

Kufizimet që i bëhen vullnetit politik të shqiptarëve përmes Kushtetutës së Kosovës, neni i I-rë, pragrafi 3 (“Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti), janë shprehje e po të njejtës logjikë të të fortit, si në rastin gjerman. Ky paragraf i imponuar në kushtetutën tonë duket se i ka zëvendësuar brigadat ruse e serbe të gatshme për marrsh drejt Prishtinës.  Ai  është shprehje e imponimit të forcës prë rikrijimin e të ashtuquajturës zgjidhje sui generis të çështjes së Kosovës. Shih për këtë ai po i jep shpirt promovuesve të “kombit kosovar” dhe eshalonit politik që rri pas tyre.

Kë po e pengon nacionalizmi progresiv shqiptar?

Gjatë kohës sa jetoja në Zvicër si refugjat politik, në një konferencë shkencore që kishte organizuar Ministria e Jashtme e Konfederatës Helvetike (fillimi i vitit 1998), ku ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e një OJQ me emrin HELVETIKA, mësova se ishte pikërisht kjo OJQ që udhëhiqej nga një serbe, vajza e një çetniku mjek  që punonte në Spitalin e Bazelit, natyrisht shtetase e Zvicrës dhe e promovuar në qarqet e shoqërisë civile si kozmopolite, ajo që po subvenciononte një gazetë në Kosovë që i fryente shumë promovimit të dialektit geg si gjuhë e komunikimit masiv në Kosovë dhe që ishte një lloj pararendëse e idesë, respektivisht përrallës për “kombin kosovar”.

“Nacionalizmi i llojit evropian”, pra ai nacionalizëm që nxit njerëzit që virtytet më sublime të qenies së tyre t’i investojë në një sistem vlerash që i bashkon individët, krijon barazi ndërmjet tyre, që i jep kuptim jetës së tyre, siç shprehet Arbër Xhaferi, insistohet në sa e sa mënyra që të jetë “mollë e ndaluar” për shqiptarët. Kjo lagje e vogël shtetesh dhe politikanësh brenda BE-së, që edhe sot e kësaj dite nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nacionalizmin si vlerë politike (e kam fjalën gjithnjë për një nacionalizëm progresiv e të shëndoshë), e kanë përvetësuar për vete, ndërkaq kosovarëve u preferojnë ta kuptojnë si diçka të tejkaluar dhe ngjashëm, siç vepronin komunistët jugosllavë që si antipod të nacionalizmit, pra në vend të këtij lloji të nacionalizmit, ua ofronin shqiptarëve “socializmin jugosllav”, “kombin socialist” etj., kjo lagje politikanësh u ofrojnë, madje edhe u imponojnë shqiptarëve sot kozmopolitizmin, multikulturalizmin si vlera të mirëfillta dhe sponzorizojnë të gjithë ata që promovojnë idenë për “kombin kosovar”. Ndërkaq, nën rrogoz apo hapur punojnë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet pinjollëve të tyre me qarqet më antishqiptare e proruse në Europë, duke u angazhuar për ndarjen e kombit shqiptar dhe pro krijimit të njëfarë identiteti të ri – “kombit kosovar”!

Nuk është e rastit pse lloji i nacionalizmit frymëzues evropian, siç do të thoshte Arbër Xhaferi, duke mëtuar t’u përgjigjet nihilistëve dhe të ashtuquajturve krijues të “kombit kosovar” – derivat i “kombit socialist”, por edhe kësaj lagjeje politikanësh evropianë, fisnikërues në shoqëritë më të avancuara perëndimore, manifestohet në çdo segment të shoqërisë dhe është standard, kusht pa të cilin nuk mund të funksionojë shteti. Nacionalizmi i tillë, jo vetëm që e forcon kohezionin shoqëror, por edhe i parandalon deformitetet e ndryshme; ai e rimëkëmb shpirtin e një kombi, është si nacionalizmi i llojit të rilindësve tanë – krejëtsisht progresiv. Për këtë lloj të nacionalizmit ka nevojë shoqëria shqiptare sot; ky lloj i nacionalizmit do të bëjë që dy Republikat Shqiptare, bashkë me bashkësinë e gjerë shqiptare, që jeton në Maqedoni dhe komunitetin shqiptar në Mal të Zi de atë në Preshevë, Bujanoc e Meditë (Medvegjë) në Serbi, si tërësi e kombit shqiptar, ta ndiejnë veten pjesë të Evropës së re.

Që të arrihet ky qëllim, politika shqiptare ka nevojë për një ripërkufizim të strategjisë kombëtare. Nëse e marrim parasysh sugjerimin e Morgenthaut, se realiteti i qëllimit kombëtar “gjendet në historinë politike dhe sociale të një kombi”, atëherë nuk do të jetë vështirë të përfundojmë se qëllimi kombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, ishte i vetëkuptuar në termat e vetekzistencës dhe lirisë – për një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe progresive. Ky konkluzion duket se e ka për model filozofinë aristoteliane mbi totalitetin, që kishte parasysh Kristë Maloki tek shprehej: “Totaliteti i jem asht kombi shqiptar dhe jo vetëm Shqipnija, një pjesë e tij”.

Neotitistët në ofenzivë

Idetë mbi “kombin kosovar” dhe me këtë edhe shpërfaqja e një lloj kosovacentrizmi, sidomos këto ditët e fundit, janë produkt jo vetëm ahistorik, por njëkohësisht edhe antikushtetues. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 3, paragrafi i parë, precizon qartë se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.”

Promovimi i kuazi-kombit kosovar rezulton të jetë de fakto subversion antikushtetues.

Kushdo që promovon ide të kësaj natyre ai shkel aktin më të lartë juridik të Republikës, rrjedhimisht do të duhej të ndiqej penalisht.

Kësaj propagande të shfrenuar antishqiptare ka nevojë t’i japim përgjegjen meritore edhe me gjuhën e shkencës. Trumbetuesit e kësaj ideje kanë dije të cekta në lëmin e mendimit sociologjik e politik, prandaj jo rrallë rezultojnë tepër injorant, por meqë mbrapa tyre qëndrojnë institucione të fuqishme politike e propagandistike, ata janë prezent në mediat tona më shumë se kushdo tjetër.

Neotitistët po i fryjnë debatit të shpifur e të sponzorizuar nga qeveria e marionetave Mustafa/Thaçi kundër Shqipërisë, por edhe kundër VV, ngjashëm si edhe pararendësit e tyre në vitet 1981 e tutje. A mund të jetë krejt e rastit kjo mësymje e neotitistëve apo na rezulton e koordinuar me mësymjen ruse drejt Ballkanit?

Patologjia e LDK-së ndaj Shqipërisë dhe të gjithë atdhetarëve të mbledhur rreth VV, sërish verifikon faktin se ajo është nusprodukt i mendësisë esadiste

Share: