Ish- Ndërmarrja Gjeofizike Patos me sipërfaqe 12 507 m2 është marrë përmes kontratës simbolike 1 Euro nga shoqëria “Tur Tekstil”.
Veshjet e qepura me logon “Made in Albania” shkojnë për tregjet gjermane, franceze dhe spanjolle. Këtu prodhohen një pjesë e mirë e veshjeve të kompanisë së njohur “Zara”.
Ministrja e Eonomisë Milva Ekonomi së bashku me deputetët Ervin Koci, Antoneta Dhima dhe kryetaren e bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj vizituan këtë kompani.
“Tur Tekstil” tha ministrja Ekonomi është të një histori suksesi. “Përveç skemës së vënies në dispozicion të sipërfaqes për aktivitet me qira 1 Euro për 20 vjet, një mbështetje tjetër që ka marrë kjo kompani është mbështetja me fondin e punësimit, ku aktualisht numërohen 320 të punësuar.
Ajo tha gjithashtu se janë në dispozicion me qindra objekte në të gjithë territorin e Shqipërisë të cilat janë të gatshme për tu vënë në shërbim të biznesit me kontratën simbolike 1 Euro.
“I ftoj sipërmarrësit të vinë në MZHETTS apo edhe të shohin përmes dritares së vetme të shërbimeve AIDA si t’i përdorim këto prona”, u shpreh Ekonomi./ Tv Klan