Home KRYESORE VIDEO/ Lubonja: Rama nën efektin e kokainës, ta ndalojmë

VIDEO/ Lubonja: Rama nën efektin e kokainës, ta ndalojmë

Për analistin Fatos Lubonja, kryeministri Edi Rama është duke vepruar nën efektin e kokainës. I ftuar një ditë më parë në News24, Lubonja thotë se “Ramës shqiptarët i duken si miza. Pa kokainë nuk bëhet kjo”, thotë Lubonja.

“Ky o e ka nga deliri, o nga kokaina dhe i duken shqiptarët si miza. Kur prishi stadiumin “Qemal Stafa” duke shkelur 7-8 ligje menjëherë. Unë habitem se si i rrinë rrotull ata. Ai Erion Veliajn e ka katandisur në një shërbëtor.

Berisha, Lulzim Bashës një çikë më shumë dinjitet i la në bashki. Ky e ka bërë Erionin si me qenë kështu … Ai thotë zero ndërtime, ky thotë kulla gjithandej. Imagjino si tallet me shqiptarët, pa kokainë nuk bëhet kjo.

Në këtë kuptim e kam deklaruar. Mendoj që shqiptarët duhen bashkuar në një alternativë”, u shpreh gjatë fjalës së tij analisti Fatos Lubonja.

Media

Share: