Ermal Mamaqi ka treguar se çfarë rruge ka zgjedhur për t’u bërë i suksesshëm. I pyetur në emisionin “Tek Unë” nëse e ka ndjerë ndonjëherë se do të bëhej njeriu që është sot, Ermali tregon:
“Po. E kam ditur gjithmonë. Madje në një provim në klasën e tetë, kam shkruar që dua të behëm biznesmen dhe showman. Dhe u bëra. Unë besoj që gjerat që do vërtetë të të realizohen duhet t’i besosh dhe t’i perceptosh si realiteti yt. Dhe unë këtë kam bërë” tregon Ermali ndër të tjera.
“Unë kam ndërmend së bashku me një mikun tim të shkruaj një libër që të inspirojë të rinjtë dhe t’i mësojë atyre sesi të ecin në rrugën e suksesit! Ky libër do pasohet edhe me disa stand-up që do të vijnë në formë komedie.”- ka përfunduar ai.