Miklovan Parubi, autor i vrasjes së dyfishtë në Shkodër, eshte kapur nga policia duke ecur në rrugë dhe i paarmatosur,. Duket se Parubi nuk tentoi të fshihej më, pas masakrës që kreu.
Siç duket edhe në videon e shpërndarë nga policia, vrasësi u shtri vete në rrugë dhe iu vunë prangat. Deri në atë kohë ishte fshehur në një kasolle të fshatit.
Kur policët e kane pyetur se ku e kishte armën, ai iu tha se e kishte hedhur jashtë lokalit, aty ku la dy të vrarë dhe katër të plagosur. Kur e pyetën përse doli në rrugë, Parubi iu përgjigj thjesht: “Më mbaruan cigaret, prandaj dola”.
33 vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe njeri i çekuilibruar emocionalisht.