Nga 360grade.al/ Diplomati anonim
Vendosa të shkruaj, kur pashë se gazetat greke kanë reaguar për deklaratën dinake të ish kryeministrit Berisha, në lidhje me interferencën e një fuqie të tretë, në prishjen e “Marrëveshjes Detare” me Greqinë, që u nënshkruar nga Lulëzim Basha dhe ish ministrja e jashtme greke Bakojanis.
Në vitin 2009, ish kryeministri Berisha, bëri një lojë të trefishtë, shumë të rrezikshme nga ana elektorale, por shumë të dobishme për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, njohur ndryshe si MSA. Berisha ishte në vitin e katërt të qeverisjes së tij dhe i duhej një sukses në politikën e jashtëme, që ishte kjo marrëveshje, që sillte edhe liberalizimin e vizave dhe qarkullimin e lirë të shqiptarëve në Europë, një sukses mbresëlënës për ata.
Shqiptarët kishin vuajtur 20 vjet dyerve të ambasadave, duke paguar deri 3000 euro për një vizë, për një jetë më të mirë, për një hall, për një cmallje, apo për një vizitë mjekësore. Berisha llogariste asokohe që ky hap, do të kishte jehonë të madhe dhe do të lehtësonte përballjen elektorale që e priste në vitin 2009.
Mirëpo penguesja kryesore ishte Greqia, e cila e mbante të bllokuar MSA, sepse dontë të nxirrte përfitimet e saja nga miratimi i MSA, që kërkonte konsensus të detyrueshëm, nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Dhe çmimi grek ishte i kushtueshëm dhe i rëndë për MSA dhe kushtëzohej nga nënshkrimi i “marrëveshjes detare me Greqinë”, që shkonte kryesisht në favor të saj dhe nga miratimi i projektit të paparë, të varrezave të ushatëve grekë, copë 3, në jug të Shqipërisë.
Dhe me sa duket, Berisha vendosi ta zgjidhë, këtë ekuacion, në mënyrë edhe më dinake dhe byzantine se sa dredhia e famshme helene.
Nga njera anë informacioni që Lëvizja Aleanca Kuq e Zi, e Kreshnik Spahiut, kishte përvec të tjerave, edhe financime të bollshme nga segmente të Ankarasë dhe do të përbënte, vijën e parë të “sulmit popullor” kundër Marrëveshjes Detare, kishte mbrritur.
Por Spahiu ishte, si edhe u provua në zgjedhjet e vitit 2013, krejt nën kontrollin politik të vetë Berishës, që e kishte emëruar jo rastësisht më parë, kryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nga ana tjetër, askush nuk dyshonte, aq më tepër Berisha, se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ishte nën kontrollin e influencave të kryeministrit të atëhershëm.
Kështuqë kryeministri gjakovar dhe tropojan, duket se vendosi të luajë teatrin e vet, si një lexues i mirë i Iliadës së Homerit. Ai madje vendosi të jetë vetë “Kali i Trojës”, i kryeministrit Karamanlis, që sëbashku me bukuroshen Bakojanis, që dukej sikur flirtonte me Lulëzim Bashën, nuk nuhatën dot asgjë.
Marrëveshja e Detit u nënshkrua. Tirana gjëmonte nga Aleanca Kuq e Zi dhe protestat e saja të zjarrta, që “rrisnin cmimin” politik që Berisha paguante, në sytë e grekëve dhe agjentëve të ambasadës Helene në Shqipëri.
Mbas këtij nënshkrimi, që në të vërtetë, përsëri i kushtoi shumë Berishës në zgjedhjet 2009, Greqia hoqi embargon dhe MSA u firmos me nxitim. Segmentet e Ankarasë, rritën financimet për Aleancën Kuq e Zi, që mbërriti sipas sondazheve deri në 15% të preferencave elektorale dhe që Berisha kishte si pikësynim ti përdorte në vitin 2013, si edhe i përdori, por pa dobi.
Gjykata Kushtetuese, “priti” sa të nënshkruhej MSA nga Republika Greke dhe rrëzoi Marrëveshjen Detare.
Për të fshehur këtë lojë të trefishtë, pak ditë më parë, Berisha, si konspirator i përkryer, hodhi një spekullim në tregun mediatik, një shashkë, për të devijuar zbulimin e kësaj skeme, se gjoja Marrëveshja e Detit me Greqinë, u prish nga një ndërhyrje e tretë, duke nënkuptuar Turqinë.
Bakojanis, duke ngrënë “turpin me bukë” dhe për të shpëtuar veten nga ky dështim i bujshëm në Shqipëri, e kapi me shpejtësi këtë kamardare, që Berisha i hodhi nga Tirana, për të fituar disa pikë politike në Athinë. Ky dhe është pra tredhëmëbëshi i kësaj loje diplomatike dhe politike që përbëhej përmbledhtasi nga:
1. Përqafimet e zjarrta Berisha-Karamanlis, garantimi se çdo gjë do të shkojë mirë dhe vështrimet e ëmbla Basha-Bakojanis.
2. Aleanca Kuq e Zi, nën kontroll politik.
3. Gjykata “patriotike” Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen në fjalë.
Dhe Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian…