Home KRYESORE Balla, Berishës: Ti s’je shqiptar, ke gjak të përzier. Dogjani ngrihet për...

Balla, Berishës: Ti s’je shqiptar, ke gjak të përzier. Dogjani ngrihet për ta rrahur (video)

I vetmi që mbrojti ministrin e Jashtëm sot përballë Berishës i cili tha se është kapur në bordello në Brazil, ishte Taulant Balla. Ai u përball ashpër me Berishën sa desh rrezikoi perplasje.

Pasi Berisha kishte deklaruar nga foltorja e parlamentit se Rama po përdorur dhe shantazhon ministrin e Jashtëm që është kapur jashtë në skena intime me meshkuj, është ngritur i revoltuar Taulant Balla nga vendi: Taulant Balla: Ej, kujt i thua ashtu ti. Ik ulu aty, plakaruq.

Dogjani, Ballës: O legen! (Çohet për të shkuar te Balla, por e tërheq Arben Imami)

Taulant Balla: Pati një fyerje të rëndë ndaj ministrit të Jashtëm. 1% të kishte bërë ti dhe qeveria jote për qeverinë shqiptare e do ishe i vlerësuar. Ti Sali ke marrë ryshfet 3.6 mln euro në bankën Raiffeisen. Dita e transparencës dhe gjykimit për CEZ po vjen. Ti ke gjak të përzier e s’ke lidhje me shqiptarët. Ti je një tradhtar.

Sali Berisha: Në pafytyrësi të plotë, para kamerave mohoi se është dënuar si shpifës ordiner. A mund të komentohet shpifësi? Nuk mund të komentohet. Shpifësi mbetet shpifës, çfarëdo që t’i bësh. Edhe pas 40 ditësh po ta lyesh me sheqer, zift të del./opinion.al

Share: