Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar sot në Parlament se përse sipas tij Kryeministri Edi Rama i lutet kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Sipas Berishës, dekreti i kthyer nga Presidenti për ligjin e importit të mbetjeve qëndron në Kuvend dhe nuk risillet në Parlament për t’u votuar, pasi Rama ka frikë se nuk votohet siç ndodhi disa seanca më parë.
“Ky njeri është i marrë fund, shkon e i ulet Ilir Metës me orë të tëra që të mos e sjellë dekretin se përndryshe bie. Qull është bërë”, u shpreh Berisha nga foltorja e Parlamentit.