Home KRYESORE Bllokohet qarkullimi e përmbytet autostrada Tiranë – Durrës (Video)

Bllokohet qarkullimi e përmbytet autostrada Tiranë – Durrës (Video)

Qindra automjete u gjendën përballë një situatë skandaloze mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës. Segmenti Qafa e Kasharit – Vorë ishte i pakalueshëm si pasojë e nivelit të lartë të ujit, që arriti në 50 centimetër, sipas të dhënave zyrtare të policisë.

Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.

Disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhë – Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu keshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit. /Lapsi.al

Video:

Share: