Deputeti i PD-së, Dashamir Tahiri apelon për dialog me qëllim zgjidhjen e çështjes çame, ndërsa nga qeveria socialiste kërkon që të ushtrojë presion mbi Athinën zyrtare për zgjidhjen saj.
Ne fakt, ne një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ai tregon edhe një ngjarje të vitit 1999, kur Edi Rama asokohe ministër i Kulturës, sipas tij përjashtoi nga festivali në Gjirokastër Ansamblin Popullor të Çamërisë.
“Pas një viti, data 28 qershor u njoh si dita e gjenocidit, por gjatë ngjarjeve të vështira të ’97-ës, kjo çështje u bllokua, pasi nuk gjeti mbështetjen e PS-së. Pas ardhjes së të majtëve në pushtet ishte Ilir Meta, ai që në vitin 1999 e ngriti në Athinë pikërisht çështjen çame. Nisën edhe protesta për të drejtat e çamëve, ndërkohë që në atë kohë ish-ministri i Kulturës, Edi Rama në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës përjashtoi nga paraqitja Ansamblin Popullor të Çamërisë. Më pas, në vitin 2004 është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë një rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame, por që nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, gjë që shkaktoi debate të ashpra”, shprehet Tahiri.