Home KRYESORE Ja kush ishte çekja që u hodh nga kati i 6-të i...

Ja kush ishte çekja që u hodh nga kati i 6-të i “Hotel Tirana”

Të hënën rreth orës 15.00 një 52-vjeçare çeke tentoi të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 6-të i “Hotel Tirana” në qendër të kryeqytetit. Ajo është Hana Demeterova që rezulton të jetë një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve. Çekja u hodh nga kati i gjashtë, por ra në tarracën e katit të tretë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në profilin e saj në Facebook, Demeterova nuk zbulon shumë të dhëna për jetën e saj, por ka postuar foto me fëmijë të plagosur dhe viktima lufte duke nisur që nga Ukraina e duke përfunduar me Sirinë.

52-vjeçarja është presidente e organizatës “Help a man” që merret me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve. Ajo la edhe një letër përpara aktit të saj ekstrem ku deklaronte se do të vetëvritej dhe se organet e saj mund t’i merrnin njerëz që kishin më shumë nevojë. Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj kohët e fundit, por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pasi në dhomë u gjetën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike.

Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria. Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë. Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek. Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e solidaritetit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit./lapsi.al

Share: