Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e uroi për fitoren Donald Trampin, por në këtë urim përdori disa truke psikologjike që flasin shumë për marrëdhëniet e tyre të ardhshme. “Ne presim bashkëpunim me ju”, i shkroi Merkeli Trampit.
Shumica e udhëheqësve të botës i uroi fitoren Donald Trampit, pavarësisht deklaratave të ashpra që thanë për fushatën e tij zgjedhore. Qëndrimi gjerman është i ndryshëm. Angela Merkeli iu drejtua në një mënyrë që në psikologji quhet “reintegrative shaming” ose teoria mbi rëndësinë e vënies në dukje të faktorit të turpit mbi veprimet dhe deklaratat e këqija.
Merkeli me kujdes dhe në mënyrë indirekte vuri në dukje kushtet e saj kur tha se “Presim të punojmë me Trampin në bazë të mirëkuptimit të ngushtë mbi bazën e vlerave të demokracisë, lirisë, respektit të ligjit dhe të dinjitetit të njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimeve seksuale ose pikëpamjeve politike”.
Kjo do të thotë se Presidenti i SHBA-së dhe votuesit e tij do të ndjehen të pranuar vetëm kur marrin një mesazh që lexon: “Mirë se vini në klub”./360grade.al