Home KRYESORE Çfarë thotë Koreja e Veriut për Donald Trampin?

Çfarë thotë Koreja e Veriut për Donald Trampin?

Edhe Koreja e Veriut ka reaguar për fitoren e Donald Tramp si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një diplomat i lartë i Pjongjangut ka deklarar se Koresë së Veriut nuk i intereson se kush zgjidhet President i SHBA-së.

“Neve nuk na intereson se kush bëhet President i Shteteve të Bashkuara. Çështja themelore këtu është nëse SHBA-ja ka vullnetin politik apo jo të heqë dorë nga politika armiqësore ndaj Koresë së Veriut”, u tha gazetarëve Kim Jong Ho, drejtor i të drejtave të njeriut dhe çështjeve humanitare, pas një mbledhjeje të OKB-së ku merrte pjesë.

Koreja e Veriut akuzon SHBA-në dhe Korenë e Jugut se po përgatiten për luftë, duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake. Tramp ka deklaruar më herët se është i gatshëm të bisedojë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, në përpjekje që ta bindë të ndalë programin bërthamor./360grade.al

Share: