Home KRYESORE Rama uron Trump, komentuesit “e bëjnë copë”

Rama uron Trump, komentuesit “e bëjnë copë”

Urimi i pritshëm i Edi Ramës për Donald Trump nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ata kanë vërshuar me komente duke i kujtuar deklaratat që ai ka bërë kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e madje edhe duke e ironizuar në forma të ndryshme.

“Po c’tu desh qe fole, o burr i dheut? se njehere the qe s’do ndodhte brexiti, ndodhi, njehere the qe s’do behej trumpi president, u be. te lutem, per te qene brenda thuaj qe sala do vije ne pushtet vitin tjeter, se keshtu si e ke vetem e kunderta e asaj qe thua ndodh”, i shkruan njëri nga komentuesit, duke e vënë në lojë.

“Kur bënë hopa pa e kapercyer gropen. Nuk i takon nje kryeministri te munguar te ketij kalinri Shqiptar te rreshqas aq lehte ne vleresimin qe pate bere per Clinton. Megjitheate mire qe po e pranon”, vijon jë tjetër.

“Ne Bibel mes shume te tjerave kur isha adoleshent kam nenvizuar vetem dicka ne fund pas leximit, “Per aq kohe sa fjalen e mban ne goje, e ke ti robin tend. Ne rast se e nxjerr jashta, behesh ti rob i saj”!  Hajde dili zot tashi!” –është sfida që i lëshjon një tjetër ndjekës.

Dikush tjetër i kërkon që më mirë të heshtë, sepse asnjë veprim i tij s’mund t’i justifikojë deklaratat e bëra më parë: “Kryeministër, ma mirë hesht, këqyre çka ke thanë para disa muajsh për Trump https://www.google.hu/…/albanian-prime-minister…/amp/, turp për ty të bësh këso deklarata për një kandidat potencial, i cili tash u bë President!”

Një tjetër i kërkon të mos i prishë marrëdhëniet me SHBA, siç kishte paralajmëruar.

“Aman o Edi mos i prish mardheniet me Ameriken sic premtove sepse Amerika do e kete te veshtire pa ne !”

Ka edhe nga ata që e inkurajojnë. “Ed…je..je..edhe do te mbetesh krye/ministri im..!qente gjithemone kane lehur por zoti i shtepise je ti Ed…edhe legjimitet Juaj vjene nga vota e popullit tone…je edhe je krye/ministri im…!”

Siç ka edhe nga ata që e paralajmërojnë: “Ishalla spo tmer me sy tkeq Donaldi, Edo se u dogje masanej sbohesh mo kryeminister. Se dihet qe amerika ju ve ene ju heq ju”.

Thuajse të gjithë komentuesit kanë shpërthyer në ironi e kritika ndaj këtij postimi të Ramës, i cili, pritej se do të ishte i tillë, pavarësisht çfarë kishte thënë Rama për presidentin Trump. /Lapsi.al

Share: