Kryeministri Edi Rama i cilëson të vyera vlerat didaktike dhe shkencore të Universitetit Bujqësor të Tiranës ne te shkuaren dhe kerkon te rikthehen ato vlera historike. Keto vlera, tha ai, do të shërbejnë për t’i kthyer lavdinë e dikurshme këtij institucioni arsimor.
Gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit Bujqësor, kryeministrit Rama dhe se sot mbetet sfidë rikthimi i shpirtit dhe fytyrës për këtë universitet.
“Në këtë universitet vitet e lavdishme kanë ikur, por kanë lënë pas vlera shkencore dhe didaktike të jashtëzakonshme. Kanë lënë pas njerëz që janë ende këtu. Të gjithë së bashku mund të ndërtojmë gjithë rrugën e rilindjes së këtij universiteti” tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se çdo godinë që nuk ka lidhje me këtë Universitet do shembet dhe çdo njeri që nuk ka lidhje me të do të largohet. Ai premtoi se Universiteti Bujqësor do të jetë Atdheu i Ekselencës shqiptarë të zhvillimit rural.