Home KRYESORE 8 deputetë thërrasin në interpelancë urgjente kryeministrin Rama

8 deputetë thërrasin në interpelancë urgjente kryeministrin Rama

Tetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama. Kërkesa e tyre, e siguruar nga Lapsi.al, është dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, siç parashikohet në rregullore dhe kryeministri do të duhet t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre këtë të enjte.

Deputetët e kanë kërkuar interpelancën urgjente në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Duke theksuar faktin se BE pak ditë më parë nuk vendosi asnjë afat se kur do të hapen negociatat, deputetët Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka e Ben Blushi, shprehen të shqetësuar se “çështja e integrimit shtyhet në afate të panjohur, duke krijuar pengëse shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë”.

Deputetët nënvizojnë se “hapja e negociatave me BE është një çështje prioritare e politikës sonë” dhe për këtë arsye ata kërkojnë “interpelancë urgjetne me kryeministrin e vendit, lidhur me veprimtarinë e tij dhe të qeverisë në këtë proces”. /Lapsi.al

Share: