Home KRYESORE Artur Zheji: Vrasësi i ambasadorit Karlov nuk duhej eliminuar nga policia

Artur Zheji: Vrasësi i ambasadorit Karlov nuk duhej eliminuar nga policia

Gazetari Artur Zheji, në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, ka theksuar në emisionin Opinion në TV Klan, se është një vrasje që mban në vetvete shumë enigma.

Zheji bëri me dije se atentatori nuk duhej eliminuar nga policia turke, pasi ai ishte burimi i vetëm, se kush qëndronte pas kësaj vrasje.

Sipas tij, vrasësi kishte vetëm dy karikatorë dhe nuk mund të kishte rrezik se mund të vriste njerëz të tjerë. Eliminimi i tij, humbi shanset, për të zbuluar se çfarë fshihet pas atij sulmi.

Pyetja: A duhej vrarë vrasësi 22-vjeçar i ambasadorit Karlov?

Zheji tha se kjo është një paaftësi e gjithë forcave të policisë turke. Sepse ai ishte burimi i vetëm i informacionit.

Share: