Driton Berisha, një azilkërkues 37 vjeçar nga Kosova është bërë hero i ditës në qytetin gjerman Vllingen. Ai ishte duke shëtitur nëpër qytet së bashku me mikeshën e tij gjermane kur kishte parë se si punëtorët e një dyqani po përpiqeshin ta kapnin një vjedhës. Në atë moment Dritoni vendos të ndihmojë. Dhe e bën këtë pa u menduar dy herë, shkruan gazeta “Sudkurier”.
Por ajo që ka pikasur më pas ka qenë plaga në kofshë që e kishte “dhuratë” nga hajduti, i cili kishte qenë i armatosur me thikë, transmeton albinfo.ch. Në fakt thikën Dritoni ia ka vënë re hajdutit më herët, kur ai kishte bërë përpjekje ta neutralizonte. Por me briskun e ashtuquajtur “njëdorësh” sepse aktivizohet me një dorë, dorasi kishte provuar ta therte disa herë. “Në lartësi të veshkave”, thotë Dritoni për gazetën.
Berisha i thotë atij disa herë: “Stop! Hiqe thikën nga dora”, por hajduti nuk e dëgjon dhe sërish provon ta therë. Në atë moment Berisha e godet atë fuqishëm me grusht në fytyrë dhe e hedh përtokë. Nga goditja atij i është dashur të trajtohej nga mjeku.
Vetë Dritoni kishte marrë vetëm një gërvishtje në gishtin e madh dhe një therje të vogël me thikë, në kofshë. Kur kthehet në shtëpi ai ndjen një djegie në kofshë dhe, kur i shikon pantallonat, ato ishin të tëra në gjak, tregon mikja e tij, Stefania për gazetën. Aty kishte një plagë nga me thikë nga therja.
Pastaj i vjen një telefonatë nga punëtori i shitores, i cili dëshiron t`ia shprehë mirënjohjen. Atje ia dhurojnë një kupon me vlerë.
“Heroi nga Villingeni”. Kështu e kishte emërtuar një polic pasi ja kishte dorëzuar hajdutin, përcjell albinfo.ch. Por jo, kështu nuk do të dëshironte të quante veten Dritoni. Përse ai kishte bërë këtë akt guximi?
Berisha, me gjermanishten e tij që çalon thotë se“Gjermanët na kanë ndihmuar në Kosovë. Ata më kanë ndihmuar edhe mua si refugjat dhe përse të mos i ndihmoj edhe unë një herë ata?”.
Ai thotë se këtë do ta bënte në çdo kohë sërish./360grade.al