Home KRYESORE Beteja për qeverinë e Maqedonise

Beteja për qeverinë e Maqedonise

Nga Selim Ibrahimi

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Besa.

Aq sa e paqëndrueshme do të jetë qeveria e ardhshme e Maqedonisë, po aq me vëmendje po ndiqet nga opinioni se cila nga partitë që përfunduan garrën elektorale të dhjetorit do të bëhen apo jo pjesë e qeverisë së Shkupit.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me dhjetë mandate ka lënë pas vetes mjaft vakum për partitë opozitare të cilat së shpejti do të bëhen parti parlamentare.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pësoi rënie në dy deputetë dhe me këtë fuqi politike, niveli i përfaqësimit të shqiptarëve do të ishte i zbehtë dhe vetëm të qenurit e PDSH-së pjesë e lojërave politike pra të koalicioneve në nivel kombëtar dhe lokal në një periudhë afatshkurtër do të parandalonte shpërndarjen e elektoratit tradicional.

Lëvizja Besa për nga rezultati shihet si kërcënim për BDI-në ndërsa për nga apsketi empirik është në avantazh krahasur me partitë tjera opozitare shqiptare.

Mund të thuhet se ambiciet e partisë janë të karahasueshme me vrullin e PPD së së vitit 1990 dhe kohës kur BDI hyri në qeveri në nëntor të vitit 2002.

Elektorati është energjik dhe ka vullnet për shtrirje më të gjërë të influencës.

Në rast se do të vazhdojë ky trend, atëherë Lëvizja do të detyrohet ta azhurojë diskursin publik dhe të bazës lokale.Një faktor në ngritje duhet marrë seriozisht nga kundërshtarët politik, sidomos nga BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti.

Lëvizja për Reforma në PDSH (LRPDSH) e drejtuar nga Ziadin Sela u ngrit në sajë të fërkimeve brenda PDSH-së dhe për një kohë jo aq të gjatë arriti të grumbullojë pas vetës anëtarë të pakënaqur pothuajse prej të të gjitha partive politike shqiptare.

Në zgjedhet e dhjetorit siguroi tre mandate dhe më këtë i tejkaloi prognozat se kjo parti nuk do të bëhet pjesë e parlamentit.

Partia mund të luajë rol krucial në formimin e një qeverie dhe LRPDSH mund ti zgjërojë kapacitetet për në zgjedhjet e së rradhës qofshin lokale apo parlamentare.

Raporti i daljes së forcave politike si në sektorin maqedonas dhe atë shqiptar, praktikisht i ka bërë faktorë të gjitha partitë opozitare e sidomos ato shqiptare në tejkalimin e pengesave për formimin e qeverisë.

Aktualisht në pozitë të disfavorshme ndodhen pothuajse të gjitha partitë që pretendojnë të hynë në qeveri dhe kjo lidhet me dilemën shqiptare se cilën parti politike maqedonase do ta kënë përballë si palë biseduese.

Këtu akomodimi në pushtet mund të sjellë tërheqje nga kërkesat elektorale dhe programore deri në një fazë nëse do të aktivizohej sistemi i bllokadës shqiptare në Maqedoni.

VMRO dhe LSDM janë përcaktuar për një dinamikë tjetër dhe lufta për pushtet në mes dy partive do të shëndrohet në një betejë që do të vazhdojë edhe pas formimit te qeverisë se re pavarësisht se cila prej tyre do të marrë drejtimin e qeverisë.

Në fakt LSDM dhe VMRO hyjnë në vitin 2017 të ashpërsuara dhe me tendencë të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Për nga fuqia politike aktualisht të dy partitë mund të shkaktojnë krizë.

Në plan afatgjatë VMRO do të dobësohej poqese qeveria e re do tju mbijetonte pengesave që eventualisht nëse VMRO nuk do bëhet pjesë e përbërjes qeveritare.

LSDM me vete ka një pjesë të konsideruar të elektoratit shqiptar dhe ky numër për aq sa është pozitiv për përfaqësuesit shqiptar të LSDM-së po aq mund të jetë shkatërrues.

Për sa u përket marrëveshjeve apo pakteve është koha e fundit që marrëveshjet partiake të bëhën publike dhe kjo do ta veçojë këtë qeveri nga të tjerat se është qeveri transparente dhe do t’ju përmbahet afateve për të cilat do të dakordohen liderët e partive nënshkruese.

Megjithatë këtu duhet të theksojme një element që është mjaft me rëndësi për qeverinë e cila do ta drejtojë Maqedoninë.

Cila parti politike do të marrë mandatin nga Presidenti Ivanov?

Nëse bisedimet për formimin e qeverisë së re do të zhvillohen nga po të njëjtat parti dhe liderë, atëherë besueshmëria dhe transparenca e marrëveshjeve do të vihej në pikëpyetje.

Vendimi i KSHZ-së kundër kërkesës së Lëvizjes Besa do të reflektohet në tryezat e bisedimeve se kush do të jenë partnerët shqiptarë të qeverisë pra qoftë të VMRO-DPMNE-së apo të LSDM-së.

Partitë politike shqiptare siç dihet nuk kanë punuar me afate dhe kushtëzime dhe marrëveshjet politike kanë qenë të njohura për votuesit dhe publikun më vonë ose aspak nuk janë hapur për detajet e bisedimeve.

Beteja për qeverinë ka nisur si duket nga partitë politke që për nga rezultatet u dëshmua se nuk kanë forcë të bëjnë ndryshime.
BE dhe SHBA kanë kërkuar që urgjentisht Maqedonia dhe partitë pjesëmarrëse të qeverisë ti fillojnë reformat dhe më këtë nënkupton edhe marrëveshjet dhe afatet.

Ajo që duhet parë është nëse partitë opozitare si nga pala maqedonase dhe shqiptare do të bëhen pjesë e qeverisë së vitit 2017 dhe çfarë të re do të sjellin në marrëveshjet e nënshkruara që eventualisht mundë të lindin nga bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Votuesit i dënuan politikat e deritanishme të marrëveshjeve të pazbatuara dhe hyrje në qeveri pa platformë të partive shqiptare.
E njëjta formulë vlen edhe për partitë maqedonase në rast se do të bëjnë koalicion me ndonjë parti opozitare shqiptare apo ndonjë kombinim tjetër të mundshëm do të duhej që afatet dhe marrëveshjet të jenë publike dhe paraprakisht të jetë e njohur dinamika e zbatimit.

Një opozitë e re e krijuar në spektrin politik shqiptar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit sigurisht se e ka këtë forcë dhe monedhë që mund ta përdorë qoftë gjatë bisedimeve ose të qenurit në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Zyrtarë të lartë të Gjermanisë kanë kërkuar formimin e qeverisë së re dhe bashkësia ndërkombëtare si duket me shpejtësi dëshiron që ta mbyllë krizën politike.

MPJ e Rusisë ka theksuar që duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe të ndërpriten ndërhyrjet nga jashtë.

Ambasada Amerikane në Shkup i ka hedhur poshtë zërat për ndërhyrje në KSHZ. Për më shumë Maqedonia dhe skena poltike shqiptare do të dinamizohet dhe më këtë bashkësia ndërkombëtare do të involvohet edhe më shumë në procesin e formimit të qeverisë së re dhe strukturimit të jetës politike.

Share: