Sot mbas njezet e dy vjetesh shteti shqiptar akoma nuk ka arritur ne nje konkluzion per masakren e Peshkepise, nje krim I ndodhur brenda territorit shqiptar dhe I pranuar publikisht nga organizata terroriste MAVI.
Paqja e dy viktimave Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini si dhe integriteti territorial I Shqiperise duhet te vihet ne vend. A ka nje akt te shtetit shqiptar qe e shpall kete organizate dhe organizata te tjera simotra te saj si terroriste ne menyre qe te identifikohen si te tilla dhe nga partneret e institucionet nderkombetare ? A ka nje hetim dhe nje process gjyqesor per ata qe e porositen dhe ata qe e zbatuan kete krim te shemtuar?
Nuk ka sesi mos mblidhen ne mes te Tiranes personazhe antishqiptare e si mos artikulojne teza anakronike qe cenojne integritetin territorial te Shqipërise kur shteti Shqiptar nuk jep mesazhe te forta e te qarta se eshte garant I jetes se qytetareve te tij, I kushtetutës dhe I territorit.
Ndaj pertej retorikes nacionaliste I bej thirrje institucioneve pergjegjese te kthejne ne vemendjen e tyre kete ngjarje si simbol flagrant I cenimit te te tre shtyllave te egzistences te shtetit Shqiptar.