Pas kryerjes së një aktit terrorist, vetë autorët i lënë mjetet e identifikimit në automjete. I tillë ishte rasti më i fundit i terroristit që shkaktoi 12 viktima në Berlin dhe mbi 50 të plagosur, pasi hyri me kamion në Tregun e Krishtlindjeve.
Duket e pabesueshme, por në fakt ka një arsye se përse terroristët lënë dokumentet e identifikimit dhe ia bëjnë kështu më të lehtë policëve identifikimin e tyre.
Kështu, lindin pyetjet: Si u gjend dokumenti i Amrit në kamion? Dokumenti ishte vendosur nga autoritetet gjermane? Dokumentet ranë aty pasi Amri kishte luftuar me shoferin e kamionit? Sulmuesi i vërtetë i kishte vendosur dokumentet e Amrit për të devijuar dyshimin?
Në fakt, sipas ekspertëve është vetë terroristi Amri ai që ka lënë dokumentet qëllimisht në kamion.
Për shumë prej nesh duket e pakuptimtë, por për terroristët një qasje e tillë nuk është e pazakontë, por është krejt normale.
Raste të tilla kanë ndodhur shpesh herë, për shembull tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili po e ngiste kamionin vdiq në Nisë dhe qëllimisht e la një pasaportë në kamion.
Një nga vrasësit në Paris në natën e 13 nëntorit 2015, la dokumentet në makinë, ashtu sikurse njëri prej sulmuesve mbi revistën satirike Charlie Hebdo, në janar të të njëjtit vit.
Qëllimi i terroristëve është mëse i qartë: Ata duan të heqin të gjitha dyshimet nga tjetri dhe paraqesin veten si martirë.
“Terroristët janë narcisoidë. Ata duan të jenë të dukshëm, të provojnë për të gjithë se e kanë kryer ata sulmin”, ka shpjeguar Ahmed Mansour, një ekspert i terrorizmit.