Home KRYESORE Filarmonia e Vienes dhe Edlarmonia e Tiranes!

Filarmonia e Vienes dhe Edlarmonia e Tiranes!

Nga Arian Galdini

Ai nuk rresht se perserituri me mburracakeri se nuk eshte politikan. Ka nder ata qe e besojne dhe i hyjne punes per ti gjetur nje vend te shpjegueshem ne boten e ideve dhe studimeve politike. Disa e quajne anarkist, te tjere e perkedhelin si bohem, ka prej tyre qe e shohin si te majte a te djathte, e ka nder ta qe e shohin si te vetmin shtetberes. Ka edhe nje shumice, ku bej pjese edhe une, qe e sheh rendomisht si nje politikan qe nuk idete si qellim por pushtetin, e kesisoj asnjehre nuk eshte i kenaqur me punen qe ben, sepse gjithmone ka bere cka dashur e kurre nuk e ka dashur ate qe ka bere. Sepse si te gjithe ata qe duan vetem pushtetin edhe ky, eshte pafundesisht i pakenaqur ngase eshte me teper i shqetesuar per pushtetin qe i mungon sesa i vetedijesuar per pushtetin qe ka.
Po permbyll mandatin e tij 4 vjecar si Kryeminister i Shqiperise dhe vitin e ri e nisi ashtu si nuk mund te zhgenjeje askend nga ne te shumices qe e shohim si nje politikan mesatar, medioker, i cili eshte i gatshem te perdore gjithcka per politike dhe pushtet.
3 vjet i perdori si gerdites i shpinave tona qe mbajtem pa pipetire gjithcka. Shqiptare te thjeshte u trajtuan si evazore, mospagues taksash, dritash, si ndertues pa leje, si shkeles te cdo rregulli e ligji. Biznese te vogla e te mesme u mbyllen, cenuan, varferuan, per shkak te taksave te shumta, te larta e te komplikuara te Qeverise se Rilindjes. Mijera njerez humben vendet e punes. Ish-ushtaraket u detyruan te enden Gjykatave per pensionet e tyre. Mijera te mjere humben statusin dhe ndihmen sociale, per shkak se Qeveria vendosi tu numeroje frigoriferin, lopen dhe celularin. Varferia mberriti ne permasa uleritese dhe pashpresesia beri qindramijera shqiptare te marin rruget e ikjes nga Shqiperia. Investitoret e huaj, iken prej kendej sepse mesuan se ne vendin e shqipeve eshte me e lehte te takosh koken me shkopin e bejzbollit, sesa te shpenzosh parate e tua ketu. Pati shqiptare qe bene burg per mospagim dritash me fature sa 30 buke te blera ne 1 muaj. Nder ta kishim edhe raste tragjike te vetevrasjes ne qeli. Derisa mberritem tek viti i fundit i qeverisjes kur papritmas, kanabisi u be zgjidhja magjike per gjithcka. Kanabisi punesoi njerez por edhe i bashkefajesoi. Kanabisi e beri Qeverine e burgut dhe represionit, te duket si nje Qeveri liberale dhe symbyllese, por edhe krijoi bandat e armatosura te mbrojtjes se parcelave dhe prodhimit deri ne magazinim, ambalazhim e transport. Bota mori tjeter ngjyre e forme ne kete vit te fundit te Qeverisjes. Polici qe deri para pak muajsh te merte shpirtin per 2 tjegulla pa leje mbi cati, tani filloi te behej kujdestari i parceles se kanabisit ku ti punoje. E krejt papritmas, Qeveria e rripit te shtrenguar u kthye ne Qeverine e ‘fundvitit ndryshe’. Falje kamatvonesash, shperblime per pensionistet e shtresat ne nevoje, rritje pagash e pensionesh, bonuse, aministi, legalizime, e gjithcka tjeter te mundshme. Te gjitha keto, sepse viti elektoral eshte i vetmi vit kur Qeveria mund te sillet si e jona edhe pse eshte si ngahera vetem e Atyre. Ne vitin elektoral Qeveria qe sillet kinse si e jona, ben sikur rishperndan. Ne fakt, ajo mbetet Qeveria e Atyre, pra e Pakicave Politike Plackitese, qe nuk ben rishperndarje te mirash e te ardhurash, por me Buxhetin tone dhe pushtetet tona, na ble voten haptazi neve. E ne qe shquhemi si qytetare dhe shoqeri me kujtese flopidisku, dmth qe mbajme mend vetem mbushjen e fundit, as qe shohim fare pak muaj me pare, por u gezohemi ketyre marifeteve voteblerese te Qeverise ne vitin elektoral.
Te kapim ca te kapim. Kjo eshte motoja. Edhe po na mori frymen me taksa e cmime te larta per 3 vjet rresht, po i kapem ndonje 60 mijelekesh shperblim ne vitin elektoral Qeverise, ne ndihemi krejt te kenaqur. Ja keshtu shkon zinxhir gjithcka. Dhe kjo eshte muzika e vertete e Edi Rames, ky eshte arti i tij i vertete. Fitoi zgjedhjet ne qershorin e 2013, me kengetare dasmash qe trafikonin femra neper Europe, me ish skafiste e horra qe nuk kane lene trafik e ndyresi pa bere ne kete vend e neper bote, me cuba e te forte lagjesh e qytetesh, me vrases e perdhunues. I beri keta deputete, Kryetare Bashkie, ofiqare e dinjitare te Shtetit dhe Administrates Publike. E beri vitin e fundit te mandatit si vitin e brishte te kanabisit e plehrave. Marreveshja e qarte me Mafian dhe krimin e organizuar, duket pa asnje grime medyshjeje se eshte edhe kontrata e Edi Rames per te fituar Mandatin e tij te dyte. Me kanabis krijon centrifugen e bashkefajesise, krimit e trysnise por edhe te parave per te blere e mare votat. Me ligjin e plehrave e madje edhe me ate te lojerave te fatit shtron shtratin e ku ai dhe Mafia do te bejne kafshen me dy kurrize.
Cuditerisht ky njeriu qe shitet si jopolitikani me mandatin me te fuqishem politik ne vend, nuk le gje pa bere e perdorur per politike e pushtet.
E ka nisur vitin e tij te fundit ne kete Mandat katervjecar si Kryeminister, duke kanabisizuar Shqiperine e duke bilbilosur si Mark Antoni qe pergjerohet per Reformen ne Drejtesi.
Ka vazhduar si asgjesues i zgjedhjeve ne Diber e Kolonje, e nuk ka lene fjalim pa na folur per shtetberjen.
Ka mbrojtur Elvis Roshin dhe gjithe sivellezerit e tij, e ka riaktivizuar te gjithe horrat e cubat ngado qe jane, nga jugu ne veri per te siguruar 71 mandatet e 2017, dhe cdo dite, 4 ore ne dite live, behet djerse e zbokth nga pasioni per te na folur per Reformatorizmin e tij te parrokshem nga mendjet tona vocerrake si bashkekohes.
Me Ilir Beqajn ka koncesionuar cdo sherbim shendetesor ndersa e ka te vulosur kontraten e partneritetit me Mafian e Farmaceutikes, por nuk le status e koment facebooku pa na deftuar sukseset e qeverisjes se tij te cilat ne sharlatanet e lehaqenet nuk mund ti shohim e as kuptojme dot.
Ka bere nje Reforme ne Arsim te cilen e shet si akt madhor te larjes se hesapeve me Universitetet qe si kioska shisnin diploma, por ne te njejten kohe e ka mbushur Partine, Kuvendin, Qeverine, Administraten me njerez te nivelit me te ulet intelektual ne historine 104 vjecare te shtetit shqiptar. E megjithate na tund Vettingun si celsin magjik qe do na beje mrekullira.
Kaq shume na e tund Edi Rama, Vettingun neper ekrane e foltore, saqe me duket si Celesi i Tiranes qe Erion Veliaj ua jep gjithe qejf vizitoreve te spikatur te politikes a artit nderkombetar qe vizitojne Tiranen.
Na eshte bere Celesi i Vettingut si shperblese per cdo te huaj qe vjen ne Tirane. Ndersa ne qe jetojme ketu, e dime qe as Celesi i Tiranes nuk e ben me transparente Bashkine e Veliajt, e as Celesi i Vettingut, nuk ka per ta bere me pak te simbiozuar me krimin Qeverisjen e Edi Rames.
Ne e dime se Shkelzen Doli nuk do sjelle Filarmonine e Vienes. Ama, Edi Rama nuk lodhet se na perserituri qe ne 2 janar ketu do te vije Filarmonia e Vienes. Nuk eshte naiv kur e ben kete. Sa me shume te bindemi ne qe ai genjen, aq me shume do ta besojme se ai e ka seriozisht ceshtjen e pushtetit. Ai na genjen me ndergjegje, qe ne ta besojme se ai eshte i gatshem te beje gjithcka per te fituar nje mandat te dyte. E nese ne e besojme kete, ai e ka te lehte te na bleje votat, njelloj si po na shet biletat e Shkelzen Dolit.
Mos u cudisni, qe ai keto dite mund edhe te dale e tju thote se Filarmonia e Vienes do te performoje ne 2 janar ne Tirane, nen drejtimin e Shpirtit te dirigjentit Von Karajan.
Jo me kot po na thote se shumica e shqiptareve sot do te votonin Enver Hoxhen e vdekur.
Ai e di qe nuk qeveris dot, prandaj na thote se do qe te beje Shtet. Gjithmone keshtu ndodh, ngado ne bote e ne cdo kohe. Ata qe nuk qeverisin dot, sundojne dhe thone se po bejne Shtet.
Ai e di qe nuk fiton dot, prandaj do qe ne te besojme se Von Karajani do vije nga pertejvarri me Filarmonine e Viens, ndersa Enver Hoxha do ta prije Rilindjen nga fitorja ne fitorje…
Keshtu kane bere gjithmone autokratet medioker. Ne te vertete kane bere vellazeri me krimin, ndersa ne propagande kane paraqitur gjithmone mistiken…

Arian Galdini

Tirane me 23 dhjetor 2016

Share: