Home KRYESORE Fillon Reforma Basha: Anëtarët e PD do marrin në duart e tyre...

Fillon Reforma Basha: Anëtarët e PD do marrin në duart e tyre Partinë!

Ndonëse nuk pati jehonën e duhur, deklarimet më të fundit të kryetarit të PD, Lulëzim Basha, për të përcaktuar përmes “primareve”, apo konkurencës në gjirin e anëtarësisë së partisë, të kandidatëve kyç për postet Brenda partisë, por sidomos në kandidimin për postet e ardhshme, që duhet të fitojnë paraprakisht votat e anëtarësisë, janë fillimi i një Reformëe të rëndësishme.

Një Reformë e rëndësishme me rezatim dhe vlerë kombëtare, që fillon Erën e Re, të demokratizimit të partive shqiptare, duke zvogluar pushtetin e hekurt dhe shpesh arbitrar të Kryetarëve të partive.

Votimi paraprak i anëtarëve të partisë, për kandidatët e posteve kyçe publike, të sotëm dhe të nesërm dhe sidomos të kandidatëve të ardhshëm për deputetë, të cilët duhet të votohen më parë me shumicë në parti dhe pastaj të hidhen në votë popullore, vërtet zvoglon pushtetin e kryetarit të partisë, por rrit prestigjin e tij, si një kryetar ndryshe.

Dhe ky është një fillim i mbarë i Reformës Basha në PD.

Ja tezat më të fundit të Lulëzim Bashës, që përbënë një risi të mirfilltë në politikën kombëtare shqiptare:

“1. Ne do të krijojmë mundësitë për konkurrencën e alternativave brenda partisë. Ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve në dy vjet. Në këtë mënyrë, çdokush që ka një vizion apo një alternativë tjetër, do të ketë mundësinë të konkurrojë që vizioni i tij apo i saj të bëhet vizioni i partisë.

2. Vendimet e rëndësishme do t’i besohen anëtarëve, duke e lidhur fatin politik dhe karrierën politike të çdokujt me anëtarët dhe jo me kryetarin. Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.

Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin.

Le ta dijnë të gjithë: përfaqësimi politik i PD do të vendoset nga anëtarët e saj.

3. Ne do të krijojmë një strukturë partiake perëndimore, të çliruar nga ofiqet dhe pushtetet, duke ndërtuar një platformë moderne që ka për qëllim ti ofrojë mundësitë cdo anëtari dhe cdo anëtare për karrierë dhe garë elektorale, por jo të ushtrojë pushtet mbi anëtarësinë.

Partia Demokratike është e vendosur të ndryshojë sot veten dhe kështu të ndryshojë nesër gjithë Shqipërinë.”

Share: