Home KRYESORE Sherri i plotë Berisha – Balla në Komisionin Hetimor Parlamentar për OSSH...

Sherri i plotë Berisha – Balla në Komisionin Hetimor Parlamentar për OSSH (Video)

Përplasjet mes ish –kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist, Taulant Balla dominuan mbledhjen e djeshme të Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin e OSSH. Berisha e quajti Ballën shpifës të çertifikuar dhe përdhunues, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tij gjatë gjithë kohës. Ai e injoroi Ballën si kryetar të komisionit, duke argumentuar se një person i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për shpifje nuk mund të drejtonte komisionin. Panorama ka zbardhur debatin mes tyre.

SHERRI DHE PËRPLASJA NË KOMISION

Taulant Balla: Zoti dëshmitar duhet të bëni betimin: Pranoni që do thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën? Dëshmitari çohet në këmbë dhe thotë betohem.

Sali Berisha: Nuk mundet kurrë të përdhoset betimi para një shpifësi ordiner, të dënuar me vendim të formës së prerë.

Taulant Balla: Pa bërë betimin, s’mund të merret dëshmia…

Sali Berisha: Nuk ke moral, nuk ke kredibilitet, s’ke autoritet të marrësh betimin e asnjërit, gjersa je një i dënuar me vendim të formës së prerë. Ke përdorur pushtetin për të mos ekzekutuar vendimin. Unë zgjodha të respektoj Parlamentin, por në asnjë mënyrë njeriun e dënuar si shpifës i ndryrë dhe që nuk pranon të paguajë 10 milion lekë gjobë për atë që ka bërë. Je dy herë kriminel, për shpifjen dhe për mospagesën.

Taulant Balla: S’besoj se ke ardhur të kërkosh lekët këtu?!

Sali Berisha: Nuk po flas për akuzat monstruoze që rëndojnë mbi ty, siç është përdhunimi i një të sëmure me HIV/ AIDS dhe ti pagove para. I ke shumat me dokumente, me transaksione.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar, nuk pranoni të bëni betimin?!

Sali Berisha: Duhet të hapje seancën me ndjesë publike të shumëfishtë. Ti s’je i denjë për deputet, por as për të qenë njeri.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar, thoni emër mbiemër për efekt procesverbali…

Sali Berisha: Nuk mundet t’i them asgjë një personi të dënuar si shpifës i ndryrë. S’i jap asnjë të dhënë një shpifësi ordiner, që thotë se nuk jam dënuar kurrë.

Taulant Balla: Zoti dëshmitar nuk provokohem fare.

Sali Berisha- Ulsi Manjës: Mirë ai (Balla), që e ka porosi, por ti që as në listën e deputetëve s’ke për të qenë më. Rri ti rri, por do ta shohësh listën që po bëhet.

Taulant Balla: Mos nuk të vë Luli ty, por kët mos e ki merak.

Sali Berisha: Je me nder shpifës, sepse ke një vendim të formës së prerë. Pusho, se je në konflikt interesi! Mbylle!

Taulant Balla: Zoti dëshmitar, është një dëm prej 414 milionë dollarësh. Nuk keni asgjë për të thënë?

Sali Berisha: Ju keni frikë nga Edi Rama, ju ka heq nga listat. Ua them unë… Taulant Balla: Ministri i asaj kohe, zoti Ridvan Bode, në mbledhjen e qeverisë ka ngritur shqetësim që veprimet që po bëhen me CEZ-in mund t’i sjellin dëm shtetit. Ka pasur debat në atë mbledhje, por ju si drejtues i mbledhjes në fund e keni votuar. A keni dijeni për këtë fakt? Sali Berisha: Shpifësi po kapardiset në shpifjet e tij. Kërkon të shpëtosh kryehajdutin Edi Rama nga vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë, 634 milionë euro fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare. Por nuk shpëtoni dot. Aq sa shpëtove ti nga shpifjet, aq do të shpëtoje ai pa u kalbur deri në 35 vjet burg në qeli. Aq më thonë specialistët e penales. Pasi i ka bërë një dëm dhe një gjobë të tmerrshme qytetarëve shqiptarë, të paketën 3 mijë euro. Taulant Balla: Keni ndonjë opinion për faktin e mbledhjes së qeverisë? Keni qenë në këtë mbledhje qeverie? Ministri i Financave ju ka thënë që jeni duke e bërë gabim. Sali Berisha: Po ku kupton ti! Sado të qëndrosh në atë karrige, e di si ngjan ti? Si një grumbull shpifës. Mund të them një gjë tjetër, por s’e lejon edukata. Si një grumbull shpifës. Kaq i menderosur sa ti, s’mund të jetë burri. Pse del dhe flet vetëm ti. Nuk del kjo zonja apo Pjerini? Pjerinin s’e lënë tenderët! Pjerin Ndreu: Çfarë tenderësh? U sqarua ajo punë… Sali Berisha: Pjerin humbet tenderët, prandaj pajtohesh me këtë. Jeni në konflikt interesi. (Ulsi Manjës) ti s’je më në listë. Taulant Balla: Po të vuri Luli ty në listë… Sali Berisha-Ndreut: Pjerin, ja ku je (tregon “iPad”-in), duke bërë avokatin e Saimir Tahirit. (qesh) Arben Ristani-Ballës: Ne ta kemi sjellë provën, vendimi i gjykatës thotë që je i dënuar për shpifje, kjo është e vërtetuar… Taulant Balla: E pranoj, por në rast se ti tërheq atë që the në mbledhjen e kaluar, që s’ke qenë i arrestuar! Të kam këtu procesverbalin, ke dorëzuar çelësat dhe një biçak.

Arben Ristani: Me nder kryetar, do ta lësh të flasë? Me nder kryetar se ta gjeti tamam. Ta vuri thesin sipas kokës. Taulant Balla: Këtë teatrin e Lul holandezit, që kur e tirrnim nxirret pretekste, lëri këto me mua. Përgjigjuni pyetjes: Këshilli i Ministrave ka marrë kompetencat e ERE-s. A keni dijeni për këto veprime, për këto VKM që keni miratuar? Sali Berisha: Shpifësi është i lindur nxjerr vetëm shpifje. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar çdo gjë, por për këto shpifje ngrihet vetëm për të shpëtuar Edvin Kristaq Ramën, i cili më parë që vodhi bashkë me të tjerët te CEZ ngriti sarajet e Surrelit. Në atë kohë kishte 3 mijë euro. Taulant Balla: Ke qenë ti kryeministër atëherë, këtë VKM e ke firmosur ti. Sali Berisha: Ti mos fol se je shpifës. Të flasin të tjerët. Ti jo! Edi Rama do të mbulojë sarajet me shpifës si ti, 35 vite do të kalbet në burg për vjedhjen e tmerrshme i ka bërë CEZ. Taulant Balla: Për kryeministrin e asaj kohe e ke? Je ti ai… Po do 35 vjet burg, dakord! Sali Berisha: Ti me nder shpifës, ti nuk skuqesh, as nuk zverdhesh, ti njeh vetëm bixhozin, heroinën dhe kanabisin. Je një ordiner që je marrë me të gjitha trafiqet… Taulant Balla: Ky është komision, nuk japim dot burg… Sali Berisha: Rama të ka dosjen e përdhunimit dhe të aferave të tua. Shko paguaj paratë e dënimit ti, atë bëj. Taulant Balla: Nuk jemi këtu për paratë e Shkëlzenit, por për paratë e CEZ-it.

Sali Berisha: Një kërkesën kam për deputetët, mos merrni pyetje me SMS, dorëzoni celularët dhe flisni… Rama paratë që vodhi po i investon. Disa thonë që po i investon në qytete të caktuara me të vëllanë. Për paratë ai është i çmendur, me këtë ves po e lë Shqipërinë në bankinë.

Taulant Balla: Kthehu në objekt te vetingu!

Sali Berisha: E përshëndes Komisionin e Venecias meqenëse e do… Dha përgjigjen më serioze. Sërish opozita dhe ekspertët e saj shpëtuan Reformën e Drejtësisë nga kthetrat e zeza të Edi Ramës.

Taulant Balla: Si ka mundësi që e dridhni kështu. Uaa uaa ua…, brenda javës, si e dridhni kështu?… Tani zhbllokoje!

Sali Berisha: E di çfarë thotë “Venecia”? Vetingu, kompetencë totale e institucionit Kushtetues. E dini çfarë thotë “Venecia”? çdo dokument që sjellin mafiozët e Edi Ramës, çdo dokument do të verifikohen nga institucioni Kushtetues. “Venecia” thotë që këshilltari i Komisionit Kushtetues për vetingun do të ketë akses në çdo qelizë. “Venecia” tha atë që kërkoi opozita. E la Edi Ramën edhe një herë cullak, kësaj herë i nxirë më i zi se ti. E humbi dhe “Venecian” kësaj radhe. Na i nxori dhe draftet me Xhafaj dhe stër-Xhafaj, por kur erdhi raporti lexojeni pak.

Taulant Balla: Opinioni rrëzoi PD-në! Ty dhe kur të rrëzon, thua kam fituar. Vetëm mos e lexo në anglisht se s’të merr vesh njeri. Në italisht lexoje.

Sali Berisha: Iku dhe mori fund edhe Surreli. E ndërtoi vilën me 3 mijë euro. Ndërkohë që vetëm pigmenti i ka bërë 70 mijë euro. “Venecia” thotë që çdo gjë do ta vendosë Gjykata Kushtetuese.

Taulant Balla: Do të kërkoni ndjesë për bllokimin dhe vonesat?

Sali Berisha: Doni t’ia jepnit kontrollin mikut të Shullazit, atij të DSIK-së që luan bixhoz me Shullazin. Apo këtij të shkretit, Alket Hysenit. “Venecia” ju hodhi jo në Lanë, por në kosh të plehrave. Çojeni prapë kunatin e Xhafajt në Strasburg, çojeni./lapsi.al

Video:
Share: