Duket se 42-vjeçarja Liliana Ruko humbi jetën në mënyrë tragjike pasi bashkëshorti i saj dyshohet se e hodhi nga dritarja e katit të kjatërt në lagjen “Kryengritja” të Fierit.
Policia ka shoqëruar si të dyshuar bashkëshortin e saj, Ferdinand Ruko. Një prej fqinjëve të çiftit që sapo është kthyer nga Gjermania pretendon se kemi të bëjmë me vrasje.
Sipas fqinjës, ajo e ka parë të gjithë ngjarjen dhe thotë se, Ferdinandi e ka shtyrë bashkëshorten nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin.
“E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme. Ne e gjetëm të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit, siç duket sapo kishte dalë nga dushi. Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre”, – u shpreh ajo raporton Lapsi.al